• |
ide | kryesore

“Ata bënë një gol, ne jo”: matematicieni Lerda shpjegon humbjen e Partizanit

Sport



Me pak fjalë e me atë pajmen e trajnerit që di cfarë bën, apo të kompetentit që nuk mund të ketë bërë gabime, Franco Lerda, vazhdon mënyrën mediatike të komunikimit me lojëra fjalësh, duke harruar se në fund, ato që kanë rëndësi janë rezultatet: “Kukësi bëri një pjesë të parë më të mirë, ne e bëmë të dytën – u shpreh italiani -. Ata bënë një gol, ne jo. Ata e ndërtuan lojën në gabimet që bëmë ne. Bëmë shumë gabime. U munduam t’i rikuperojmë në pjesën e dytë, por ka qenë e vështirë”.

Rezerva për arbitrimin nga tekniku i Partizanit, pavarësisht se nuk del hapur: “Takimi u vendos nga një penallti, e më duket shumë e dyshimtë. Gjithësesi, humbja është njësoj, si ndeshjen e parë, të dytën apo një javë tjetër. Disa lojtarë të mitë nuk ishin rikuperuar”.

3-5-2 i teknikut italian ka marrë një goditje të fortë, që u fsheh nga triumfi në Superkupë, por doli qartë në të parën e kampionatit, tani e pranuar edhe nga vetë Lerda: “Të 3 qendërmbrojtësit më kanë pëlqyer, por kemi stonuar në lojtarët e krahut”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *