• |
ide | kryesore

Dënimi i pretenduar në Greqi/ PD: Rama po përpiqet të blejë kohë për Kajmakun

Lajme, Të fundit



Pasi depozitoi në Prokurori një kërkesë për verifikimin e figurës së kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, Partia Demokratike vijon të ngulmojë në vëtetësinë e pretendimit të ngritur më herët, se kandidati i Partisë Socialiste i dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, ka qenë i arrestuar në Greqi.

Njësoj si në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri, PD-ja i është referuar të dhënave të sistemit TIMS, nëpërmjet të cilave, sips selisë blu rezulton se Kajmaku nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë.

Kërkesa (bashkëngjitur më poshtë) e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi, bazohet në të dhënat e bëra publike më herët, që ngrejnë pretendimin se Kajmaku ka qenë i arrestuar në Greqi. Në këto kushte, sipas PD-së, Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike.

Në një dalje për mediat, Sekretari për Çeshtjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar shpjegime për çështjen në fjalë, si edhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të cilën e konsideron si bashkëpunëtore të kreut të qeverisë në fshehjen e së vërtetës për të kaluarën kriminale në Kajmakut.

Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Ramës dhe Doshit, nuk është rast i izoluar. Një pjesë e kandidatëve të Ramës kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale apo të lidhjeve me krimin. Rama i promovon dhe iu jep mbështetje. Rama e di që dhe Agim Kajmaku i Vorës ka probleme me drejtësinë. Ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Rama dhe Balluku e dinë se ai ka probleme me drejtësinë greke. Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar.

A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim në Greqi për vepra të rënda penale dhe a e ka fshehur këtë Agim kajmaku? Ata duhet t’i thonë shqiptarëve të vërtetën. Do ketë vetëm një përfundim, Rama do largohet me turp si kryeministri që ka vetëm një ofertë për shqiptarët: krimin dhe bashkëpunimin me të”, deklaroi ndër të tjera Gjata.

Deklarata e plotë:

Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Edi Ramës dhe Tom Doshit në Shkodër, nuk është një rast i izoluar. Një pjesë e mirë e kandidatëve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

Çfarë i lidh bashkë të gjithë këta individë që e morë pushtetin me dhunë? Është Edi Rama, i cili mbron dhe promovon këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!

Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e ka bekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por, Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke falsifikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, Agim Kajmakut dhe Arta Markut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra penale të rënda dhe a e ka fshehur këtë fakt në vetëdeklarimin e dekriminalizimit?

Agim Kajmaku iu shmang kësaj pyetje në tekst-përbetimin e ardhur të gatshëm nga zyra e Edi Ramës me sugjerimin e bashkëpunëtores së tij, Belinda Balluku. Por këta të tre, kanë detyrimin t’u thonë shqiptarëve të vërtetën:

A është arrestuar ndonjëherë në Greqi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto?

A ka çështje të hapur penale përfaqësuesi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Greqi?

Pse Edi Rama dhe Belinda Balluku vendosën veton duke shpërfillur PS të Vorës, kur socialistët protestuan para 30 Qershorit për kryebashkiakun me probleme të Ramës dhe Ballukut?

Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët: krimin dhe hajdutërinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *