• |
ide | kryesore

Fatos Lubonja: Si lindën dinosaurët që na kanë pushtuar

Arkiva, Kryesore



Një video ku shfaqet ministrja rilindëse, Milva Ikonomi, duke përuruar hotelin “Privilege” të kryetarit të Bashkisë dhe Koordinatorit të PS për qarkun e Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili na doli edhe ai, si shumë të tjerë, i dënuar për trafikim droge në Itali, më ngjalli disa fantazma e makthe të vjetra që s’më ndahen.

Një herë e një kohë, kur, pas rënies së piramidave financiare, pararendësit e rilindësve kishin marrë pushtetin dhe kishin filluar të hidhnin themelet e Shqipërisë kapitaliste që gëzojmë sot, kam përdorur një metaforë ku i kam krahasuar intelektualët si vetja ime, Milva Ikonomi etj., me ata shkencëtarët gjenetistë në filmin “Jurassic Park” të Spilbergut, që patën idenë fatkeqe të ngjizin në epruvetë dinozaurët, duke pandehur se do ta kontrollonin procesin. Mirëpo, dinozaurët u shumuan në mënyrë të paparashikuar, dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan jetën e tërë banorëve të parkut, sepse, për më tepër, shkencëtarët kishin zgjedhur të riprodhonin një nga dinozaurët më të rrezikshëm, tiranozaurin, që është mishngrënës. Metafora që kam ndërtuar asokohe ishte se ne, të ashtuquajturit intelektualë, na dukej vetja më të rëndësishëm sesa biznesmenët e rinj që kishin dalë në skenë. Sipas nesh, ata nuk mund të ekzistonim pa ne, pasi ne ishim superiorë, ishim ne fytyra, sytë dhe truri i sistemit që po ngrihej kurse ata vetëm muskujt, sepse ishim ne që na njihte populli, që kishim edhe mbështetje ndërkombëtare e që ftoheshim nëpër ambasada, pasi dinim edhe gjuhë të huaja, kurse shumica e tyre nuk dinin as shqipen mirë. P.sh., a mund të hapnin dot ata gazeta e televizione pa mendjen dhe idetë tona të ndritura? Jo që jo. Me një fjalë, ne ishim si shkencëtarët, kurse ata si dinozaurët e Spilbergut. Mirëpo nuk kaloi shumë dhe ata u rritën e fuqizuan aq shumë sa filluan, dora-dorës, të na kontrollonin ne, intelektualët shumëgjuhësh: doktorë, profesorë, aktorë, piktorë, shkrimtarë, gazetarë, historianë, gjeografë, matematicienë, fizikanë, pasi kishin një armë shumë të fuqishme që i bënte superiorë ndaj nesh: paranë, me të cilën ne duhet të ushqenim veten dhe familjet. Aq më tepër që ata i rritën shumë shpejt me paranë e tyre standardet e jetës kështu që kacidhet që na jepnin fondacionet e huaja, nuk na mjaftonin më, aq më pak u mjaftonin rrogat modeste shtetërore atyre prej nesh që u bënë kryeministra, ministra apo kryetarë bashkie. Kështu, tiranozaurët morën pushtetin në parkun tonë dhe filluan të diktojnë përcaktimin e lumenjve që do të pinin dhe të kodrave që do të hanin, të brigjeve të detit ku do të ngrinin vilat e tyre dhe të parqeve, lulishteve, fushave sportive, oborreve të shkollave ku do të fshinin barin dhe gjelbërimin dhe do të ngrinin kullat e tyre prej betoni, duke e transformuar edhe peizazhin natyror dhe urbanistik nga dimensionet humane në dimensione dinozauristike. Këto vendime i përgatisnin në shkresa dhe i firmosnin shkencëtarët e bërë politikanë e i promovonin nëpër media e nëpër ambasada sivëllezërit e tyre të shoqërisë civile. Asokohe, kam shkruar edhe një shkrim me titull: “Kukullat në skenë, oligarkët në prapaskenë” ku, kuptohet, kukullat ishin politikanët e dalë nga sëra jonë, si Edi Rama, kurse oligarkët ishin tiranozaurët.

Mirëpo me kohën kam arritur në mendimin se metafora ime e asaj kohe ka pasur një kufizim të rëndësishëm. Ka qenë gabim themelor të mendoje se tiranozaurët u krijuan nga shkencëtarët (d.m.th., medemek, nga ne intelektualët). Nëse do të pranojmë se me rënien e komunizmit e filluam të gjithë nga zero, atëherë duhet të pranojmë se lindja e tiranozaurëve dhe vendosja e sundimit të tyre erdhi kryesisht si meritë e vetë atyre. Nëse do të pranojmë shpjegimin që i jep Hegeli ndarjes së shoqërive në padronë dhe shërbëtorë, sipas të cilit padronë bëhen ata që nuk kanë frikë nga vdekja, kurse shërbëtorë ata që kanë frikë nga vdekja, mund të them se ata, që metaforikisht i quajta tiranozaurë, patën meritën se në atë kohë nuk patën frikë të venë kokën në rrezik duke u marrë me lloj-lloj krimesh për të bërë para, që nga grabitjet e pronave, deri trafiqet njerëzore të prostitutave e ato të drogës, kurse pjesa tjetër, që kishte frikë për t’u marr me këto gjëra, u bënë shërbëtorë të tyre. Ndërsa, nëse do t’i referohesha Hobsbawmit, meritën e tyre do ta shpjegoja me faktin se, me rënien e murit të Berlinit, mbaroi gara maratonë e nisur 200 vjet me parë midis frymës së revolucionit industrial dhe atij francez me fitoren e të parit, që do të thotë, me fitoren e primatit të ekonomisë mbi politikën, që nxori edhe në vendet ish-komuniste, ku sundonte politika mbi ekonominë, njerëz të rinj me talente të larta ekonomike që u mbështetën nga sivëllezërit e tyre perëndimorë. Gjithsesi, pavarësisht nga këto shpjegime të paplota historikoekonomiko-psikologjiko-filozofike, duke vazhduar me gjuhën e metaforës them se, ndryshe nga parku i Spilbergut, ku dykëmbëshit humanë, në sajë të superioritetit të intelektit fitojnë mbi dykëmbëshit tiranozaurë, (për ata që nuk e dinë edhe dinozaurët janë dykëmbësha) në parkun tonë tiranozaurët – me subspecien e tyre të veçantë drogozaurët – e morën pushtetin dhe i kthyen “shkencëtarët” në “qen roje” të tyre. Duke parë Milva Ikonomin që i bënte reklamë hotelit të drogozaurit, Valdrin Pjetri, nuk mund të mos kujtoja Metën që inauguronte hotelin e Balilit në Sarandë, Gjiknurin tek inaugurimi i Gulf-it, Berishën te CNN-i i Ulajt, pale pastaj Edi Ramën që s’lë inaugurime të tilla pa marrë pjesë, që madje ka shpikur edhe kategorinë e tiranozaurëve gjeninj duke u venë emra tiranozarësh edhe rrugëve. Apo, se harrova, edhe krejt Parlamentin, që para disa vjetësh u ngrit i gjithi në këmbë e mbajti një minutë zi kur një drogozaur i njohur mbeti i vrarë në luftën midis llojit.

Metafora, siç e kam artikuluar, ka prapë disa kufizime të rëndësishme. Ajo e ka vështirë t’i japë përgjigje atyre që mund të më thonë: ku duhet t’i fusim Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Edi Ramën te shkencëtarët apo te dinozaurët, te shërbëtorët apo padronët? Po intelektualët shqiptarë, a nuk janë po ata “qen roje” të pushtetit që shërbenin kështu edhe në kohën e primatit të politikës mbi ekonominë? “Gjej më mirë një metaforë tjetër zoti autor ose korrigjoje!”, më thotë zëri i këtyre kritikëve.

Duke u përpjekur ta korrigjoj e ta zhvilloj, në fillim mendova se ndoshta duhet të fus në metaforë edhe elementin seksual ku çiftëzimi i dinozaurëve me humanë prodhon metisë apo edhe humanë me kokë dinozauri apo dinozaurët dhe kokë humani si puna e minotaurëve apo centaurëve. Pastaj mendova se ndoshta do të isha më afër të vërtetës nëse do të përdorja metaforën e dramës “Rinoceronti” të Ioneskos ku asistojmë në procesin e kthimit të humanëve në rinocerontë, me skena ku humaneve fillojnë t’u dalin brirët në ballë. Sipas këtij versioni, pas marrjes së pushtetit nga dinozaurët, në parkun tonë fillon kthimi i humanëve në dinozaurë duke arritur deri në erën rilindëse të dominimit të drogozaurëve mbi tiranozaurët. Por prapë, në këtë pikë më del një vështirësi. Po u kthyen të gjithë në dinozaurë, atëherë ku do t’i gjejnë këta humanët e thjeshtë që t’i përdorin si skllevër, por edhe humanët shumëgjuhësh me tituj profesorë e doktorë, që t’i përdorin si shërbëtorë nëpër ministrira e punë administrative të rëndomta, por edhe shkrimtarët e gazetarët e artistë e këngëtarët, që t’i përdorin për propagandë; po diplomatët nga do t’i nxjerrin pastaj? Ku ta fusim Milva Ikonomin që inauguron “Privilegjin” e drogozaurit me emrin e valëve të lumit tonë më të madh, Drinit? Hmmm, nuk është e lehtë. Por ndoshta e gjeta. Metafora i afrohet më shumë së vërtetës, nëse pranojmë me hidhërim se në parkun tonë janë kthyer të gjithë në dinozaurë, por se nuk janë të gjithë njëlloj. Ka një hierarki si në trup si në fuqi që i bën disa padronë e të tjerë shërbëtorë, por, sipas pasurisë dhe pushtetit, këta mund të jenë padronë të atyre më poshtë dhe shërbëtorë të atyre më lart. Ja, ky do të ishte një variant më i mirë – thashë ne vete – përndryshe do më duhet t’i kthehem asaj metaforës së librit “Planeti i majmunëve”.

Poshtë shënim: mbrëmë pasi kisha arritur në këtë pikë të shkrimit, s’po më punonte më imagjinata dhe rashë të fle. Në gjumë mu bë vetja sikur isha duke vazhduar shkrimin, por ndërkaq po shndërrohesha në një tiranozaur. Dhe shenja e parë që vura re, ishte se më kishin dalë luspa në trup dhe ndjeva një shndërrim të gishtave të duarve me të cilët po shkruaja në tastierën e kompjuterit. Në fillim ato filluan të më mpihen, pastaj mu zhduk gishti i vogël, pastaj ai i unazës dhe më në fund ai i mesit. Nga me pesë gishta duart mu bënë vetëm me dy gishta, i madhi dhe treguesi, që filluan të rriten e të bëhen siç i kanë duart tiranozaurët: me dy gishta që i përdorin në formë dare për të mbërthyer, e shkulur, e mbytur pretë e tyre. Dhe teksa ato bëheshin gjithnjë e më të mëdhenj mu shpif Edi Rama nga prapa shpine shumë herë më i madh e më i fuqishëm se unë, që kishte varur kokën e tij me gojë të madhe pa veshë dhe gjithë luspa dhe po lexonte me sytë që lëshonin xixa çfarë po shkruaja. Në një moment tha: “në kazan, në kazan!” dhe menjëherë u shfaq ministri i Brendshëm Lleshi që i tha: “si urdhëron shef!” dhe më kapi me darën gjigante të të dy gishtave të tij gjithë luspa dhe, teksa unë përpëlitesha i pafuqishëm duke i folur se po shkelnin të drejtat e njeriut, më rrasi në kazanin e plehrave të padiferencura të lagjes duke i thënë shefit të tij që po gajasej: edhe ky e paska marrë vesh që koha e humanëve ka mbaruar, por s’po e lemë të shndërrohet. Në momentin që po më mbyllte kapakun, më zuri syri Milva Ikonomin që nën qepallat e mbuluara me luspa më hodhi një shikim gati human, sikur t’i kishte mbetur diçka nga koha kur punonim së bashku për të drejtat e njeriut. U zgjova i tmerruar dhe akoma nuk jam i sigurt nëse jam një njeri që pa ëndërr sikur po kthehej në dinozaur, apo jam një dinozaur që po sheh ëndërr sikur është njeri.

Fatos Lubonja/Panorama



23 Comments

  1. Je gjigant i paragonizmave kuptimplote dhe shume preçiz , por na e le endrren pergjysem . Nuk na the se si mund ti zdhukim keta dinosaura apo me mire tiranozauret ? A duhet ti perulemi dhe te themi “peqe pasha” apo … ? Kete qe ju thoni z.Lubonja , populli po e sheh dhe po e provon ne lekure te tij çdo dite dhe e dine me mire se ju dhe kushdo tjeter se çfare lloj specie jane keta mostrat e politikes dhe oligarket e tyre . Nga “koka’ si ty kerkohet zgjidhje dhe jo pershkrime apo ese se si arritem deri ketu . Edhe ju keni nje pjese te mire te fajit sepse i ngritet ose me sakt me mençurine tuaj lejuat qe keta tiranozaura te ngriten ne keto lartesira te pakapshme . Populli nga “koka” si ju pret zgjidhje , kjo edhe si demshperblim per ate qe ju ne mirebesim i bete ketij populli(edhe pse pa dashje ) . Une per vete e di zgjidhjen , e vetmja zgjidhje eshte revolucioni . Po per ju kush eshte zgjidhja ?

    1. si qendron e verteta,e gjithave ,ne gjitha kuptimet,1 jemi njerez gjini njerzore,e njejte ne systemin e krijimit ,me gjitha frekuencat degjim shikim folje ,[pavarsisht gjuhes]ndjenja ,logjik fuqi,kemi nje krijues,kemi shpalljet ullzimin e tije,kemi jeten sprove,nje planet te perbashket,,mundesit kemi ne dispzicion gjithcka zoti na lla,cfar kemi te malle lle cfar kemi te vogel ne trupin tone ,te malle kemi egon ,sikur boten me tere pasurin njerit tia japim nuk ngopet ,po per kaq sa jemi nuk mjafton as gjithesia,te vogel kemi diturin,lindim te paditur ,vetem me nje ndjeshmeri sistemi ndjenjash ne barkun e nenave te vertetuar shkencerisht dhe fetarisht qe femia edukohet ne barkun e nenes 20 vite perpara se te linde shkencerisht ne javen e 7 te shtatzanise femija bashkvepron me mendimet dhe veprimet e semes,jeten e kemi sprove mes se mires dhe se keqes ,ku e keqa ka ndeshkim ne dy botet kurse e mira shperblehet,,jemi kalimtare nga krijuesi drejt krijimit ,jemi te krijuar jo krijues,kjo eshte e verteta rreth nesh zoti nuk na pyeti kur na krijoj dhe as qe do na pyes kur na merr vetem se na merr ne pergjegjsi per mendimet fjalet veprat tona,jemi krijesa ku ceshtja ekzistences son zgjilljeve shpreses paqes siguris shpetimit varet drejtperdrejt vetem nga zoti kuptimi dhe praktikimi sipas ullzimit toije ligjeve te tije ,sepse veprat e padrejta I ndeshkon dhe te drejtat shperblen ,sejcilit I pelqen e drejta haku per vete dhe askush padrejtesin ti ndollin nuk e deshiron ,per te qene sejcili nga ne I qarte sigurte ,dhe I shpetuar duhet qe tia bejme sherbimin si individualisht po ashtu dhe si kolektiv ,te zhvillojme systemin e vlerave sipas ullzimit zotit ,qe te bejme formimin adekuat te brezave ,te mbajme drejtesi hak me te gjith,,kjo eshte faza pare qartesia qe sjell burimet e gjallerise zgjilljes unitetit shp[reses siguris paqes shpetimit te nje populli, sot ndollemi ne kosto ekstreme mbasi kemi heshtur jemi kthyer ne hipokrit dhe bere demtues te vetes,por nga ky ekstrem ,dalim si individ dhe kolektiv jo me duke u bazu tek shteti por vetem I malli zot ,ligjet ullzimi tije ,nese gjith si komb angazhohemi ne mendime fjale dhe vepra si thot I madhi zot te gjith do rreshtoheshim ne 1 nga 4 grupet njerzore qe mbrojme vendin nga mos shkatrrimi 1 dietaret 2 ullheqesit e drejte 3 lutjet e besimtareve 4 guximtaret per pune dhe vepra te mira keshtu I thuhet dietarit si ullheqs I drejte ,doktorit tek I semuri dhe karrocierit tek bujqesia,duke u sistemuar ne menyre te drejte sipas aftesise vleres sejcilin ne vendin e vet o njerz krijimin e beri zoti ullzimin e dergoj zoti organizimin e persosur te jetes e beri zoti ne na mjafton ta pranojme dhe mbeshtetemi veprojme sipas tije dhe menjehere vin zgjilljet sepse zoti krijoj problemin si sprov per ne dhe lkrijoj zgjilljen duke I vene shperblim sevap krijoj deshirat krijpoj zgjilljet krijoj ,domosdoshmerit ,p[er ekziisten cen tone krijoj mundesit e zgjilljeve krijoj ciftin krijoj tekun krijoj ket bot krijoj boten tjeter krijoj te miren krijoj te keqen krijoj per te miren shperbl;imin per te keqen ndeshkimin ,krijoj ket bot me jete te shkurter kalimtare , per te fituar apo humbur boten tjeter perjetesin ,ne na mjafton meditimi ne librin e tije dhe njerzit,binden ne mendimet fjale dhe veprat qe duhet bejne,qartesohen dhe fillojne veprimet jan te bindur qe jan kalimtare ne kete bote jane te bindur se zgjillja e problemeve u jep mundesin per te fituar perjetesin me ket ullzim njerzit vihen ne rralle per te bere vepra te mira duke zgjillur gjitha problemet ,kjo eshte e verteta nese pranohet ne politika ligje dhe veprime apo nese jepen mesazhi bindjes per te per ta vlersuar dhe pranuar dhe mesazhi kunxdershtimit keqes qe ne unitet ti ulim palet ne marrveshje mirkuptimi bindje dhe pranimi fetarisht shkencerisht dhe praktikisht te pranojme me te miren dobishmen zgjilleshmen per te gjith perderi sa te miren per vete e duam sejcili kurse zoti na meson se si arrihet per te gjith respekt

    2. Dinosauret nuk kane kontrolluar intelektualet e vertete Fatos, por ty e kompani qe ne fakt jeni pseudointelektuale! Ky eshte thelbi i analizes.

  2. Mendimi i Lubonjes ka avancuar me avancimin e se keqes ne Shqiperine rilindase. Para disa vitesh, me rastin e vdekjes se Elton Deliut, pati bere nje shkrim me titull ” Te hash nga ujku”, ku shpjegonte sesi njerezit nenshtroheshin dhe mbyllnin gojen perpara krimineleve si Deliu, sepse ato i siguronin nje rroge ne hotelet, lokalet e bizneset ku pastronin leket e krimit. Tani Lubonja thote se edhe njerezit e thjeshte, perfshire intelektualet, po synojne te behen ujqer . Kjo deshmohet edhe nga fakti qe ujqerit zevendesohen me shpejtesine e drites, ose sic thoshte Daily Mail, nuk ka kurre mungese oferte per kriminela shqiptare; ata zevendesojne menjehere njeri-tjetrin pas arrestimeve masive, apo vrasjeve. Ne fakt,nuk mbahet mend sa shoke kriminele te Rames kane humbur ofiqet, lirine, apo jeten ne keto vite, dhe te gjithe jane zevendesuar.
    Lubonja, beteja me muskujt e krimit eshte e humbur per nje arsye te thjeshte; sepse ato prodhojne me shume vlere ne terma pasurie, se intelekti shqiptar. Ekonomia jone eshte primitive dhe e ka te pamundur te valorizoje trurin. Kjo con ne humbjen e respektit te intelektualeve per veten, dhe rrjedhimisht ne adhurim per te fortin dhe perpjekje per ta kopjuar ate. Ti merr pergatitje te thelle shkencore per te bere pune banale. P.sh, ku t’i perdori Milva ato njohuri komplekse qe mund te kete per tregjet financiare? Kush pjerdh per ato kur ketu as nuk ke tregje financiare? Apo njohurite qe mund te kesh ti per Hegelin, si mund te kene vlere kur shprehen ne nje gjuhe cepash si kjo e jona? Ky eshte problem per te gjitha profesionet e nderuara, pervec profesionit te kriminelit. Per fat te keq jemi akoma ne piken ku instikti ka me shume vlere se mendimi. Shume vende te tjera te vogla e kane gjetur menyren per ta kaluar kete me avancimin e teknologjise etj. Kam parasysh Sllovenine, Sllovakine, Irlanden, Letonine etj. Rilindja e ka bere dhe me joshese, sepse e ka ulur fare koston e te qenit ujk, apo Tiranosaur.
    Me siguri te kthyerit ne ujqer eshte shija me e madhe qe i ka dhene jeta ketyre ish-intelektualeve. Thelbi i Rinoqerontit te Ioneskos, eshte tundimi i madh i njeriut per t’u bere kafshe, dhe deshira per t’ju dhene instikteve. Shpjegime psikologjike mund te kete shume, por nuk justifikojne askend. Te mbeturit njeri eshte sakrifica qe keta qe na drejtojne nuk po e bejne, duke e detyruar nje pjese te popullit te jetoje ne kushte me te mjerueshme se kafshet me fatkeqe.

    1. nuk eshte permendur fakti qe milva u shperblye me nje periudhe minister per shpikjen e madhe “ppp”, nuk eshte vetem teoricine ekonomike por… emrin ja gjen lubonja.

  3. Ne fakt hoteli nuk eshte i Valdrinit. Meqe te gjitheve ju pelqen te flisni per ligjin “kur ju pelqen” QKR thote qe ai ka vetem nje pjese e mbi te gjitha nuk eshte aksioneri kryesor.Pra ligjerisht nuk eshte hoteli i Valdrinit. Dhe jam i bindur se edhe ti Lubonja do te kishe shkuar ne inaugurim nese do te te kishin ftuar. Po ndoshta ju nuk shkoni askund pa pagese ndoshta te kane ftuar por ke pretenduar. Mos kujtoni se jeni me te mire se keta qe po shani. Edhe ju jeni bere nje kaste “opinionistesh” qe megjithese pa pune e pa rroga jetoni mire,bridhni brenda shtetit e jashte shtetit,visheni mire,hani ne restorante te shtrejnta. Kush ju paguan dhe per cfare?? Sa te ardhura deklaroni dhe sa tatoheni?? Ehhh pyetje te veshtira. Kur thoni qe kjo klase politike duhet te zhduket bashke me kete klase duhet te zhduken dhe “gaztoret e oborrit” duke filluar pse jo edhe nga ty. Te gjithe ju qe flisni (meqe ju kane dhene hapsiren per tu shfaqur) njesoj si ata,”ne emer te popullit” por qe ne te vertete nuk jeni popull. Jeni si ato kerpudhat qe jetojne neper trungje dhe i duket vetja peme. Por nese sdo te kishte trungje ato sdo te ekzistonin.

    1. Nese nuk a i Valdrinit..mos kujto se ceshtja u mbyll ? perkundrazi kush fshihet pas tij? mbase ata qe edhe e kandidun….

    2. Kujdes. Brenda taborrit te opinionisteve Lubonja eshte ndoshta i vetmi qe ka njezet e kusur vjet koherent ne ato qe ka thene dhe ne opozite me te gjithe.

  4. Toso,
    te kam gjykuar si njeri normal ndonese menyra stili, argumentat, kembengulja e pa justifikuar te linin te dyshoje pak per dizekuiliber.
    Mbeshtetur ne kete shkrim dhe sic ndodh me “itelektuale” te kapacitetit tend ti duhet te vuash nga skizofrenia me e rrezikshme te shoqerise qe paraqitet me dy delire njekohesisht, ate te iferioritetit dhe madheshtise.
    Duhet te vizitohesh urgjent te psikiatri per te mare kurat perkatese!
    Gjithsesi te justifikoje se e shkuara tende ka qene e tille qe t’i stimulon keto semundje.

    1. Kur s’po vizitohen ata qe jane semure dhe marrin vendime…! Psh Rama, Meta….
      Tosi dhe shume analiste kane te drejte te percartin gjithcka. Shihni Bazen!

  5. Komentuaka dhe nje ketu ,qe i kundervihet -Lubonjes-ku i kujton dhe te shkuaren .Ky ka mundesi te jete djali i -Antonio Gramshi-i atij komunistit italian qe u vra gjate luftes ketu ne Shqiperi ,se nuk ka mundesi ti kundervihet Lubonjes per kete shkrim ose nuk e kupton kur e lexon .

  6. E ç’mund të themi z . Lubonja per dinosaurët qe e kane pushtuar vendin dhe nuk largohen, dhe kasta juaj e gazetarëve ka fajin e madh te sajin?
    Kjo tregon nje miopi të të gjithë kesaj klase “opinionistesh”, ndoshta jo shumë ti personalisht, por pjesa me e madhe e te tjerëve. Dhe me keq akoma ata tradhtarë gazetare qe bashkëpunuan me këtë kaste.
    Po tani qe ju kan kapur mat çfarë do thoni?! Qe nuk e dinim, qe na pelqenin shperblimet qe merrnim, apo kur na përkëdhelnin si “opinioniste” te ndritur!? E çfarë vlere kane tani ato avantazhe qe keni patur dikur ?
    E kuptoni se çfarë tipash te hurit e litarit keni përballë ? Apo qe dhe tani, opozita është pothuajse zero, me një drejtues sorosian si Basha.

    Por mendoj se juve personalisht keni treguar nje far pendese, duke marrë pjesë ne demonstratat qe janë bërë kundër kesaj qeverie, por është ca si vonë. Vetem një Zot e shpëton këtë vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *