• |
ide | kryesore

Flet babai i 26-vjeçarit të vrarë në Tiranë: Ku do kërkoj drejtësi? Gjykatës e politikanë janë të ndyrë

Lajme, Të fundit

Baftjar Çela, babai i 26-vjeçarit Indrit Çela, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës, pasi u qëllua me plumb në kokë pas një konflikti të çastit nga vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, teksa po punonte për kondicionimin e vilës së tyre, është shprehur i pashpresë për zbardhjen e çështjes nga drejtësia dhe për dhënien e ndëshkimit të merituar ndaj autorëve.

Çela ka drejtuar gishtin e përgjegjësisë kah politikanëve, madje duke përmendur edhe emra të përveçëm, duke theksuar se është fatkeqësi për të rinjtë që duhet të punojnë në kushtet e mungesës së sigurisë për jetën.

Sa të jenë këta politikanë të ndyrë, të fëlliqur…Po nuk u dënuan këta të fëlliqurit, ca kanë qenë politikanë 30 vjet këtu, Shqipëria nuk bëhet. O ta marrë rinia dhe ta ndërtojë këtë vend, këta…As në burg nuk e kanë vendin, se i ushqejmë ne vetë prap këta. Nuk më intereson fare se kush e bëri krimin, kush e vrau djalin. Mua do më interesonte djali. Lëre se më iku djali, po ta ushqej në burg edhe atë? Krimi dënohet, ama këta janë të gjithë kriminela.

Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten. Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja me këta njerëz e këtë shtet. Ku do kërkoj drejtësi? Kush e zgjidh këtë? Do vesh të gjykatësi, do lekë. Shko te këta politikanët…se i kam provuar unë këta. Të tërë janë të ndryrë. I kam qenë në zyrë Skëndër Gjinushit kur ka qenë Kryetar Kuvendi. Atij Kastriot Islamit, qen bir qenit, se e kam patur deputet të zonës. Dhe kur ka qenë ministër Finance, i kam vajtur në zyrë. Vijnë kërkojnë vota këtu…edhe tashi hajde ta zgjidh këtë. Më kanë lënë dhe pa drita, pa punë. Më hoqën gruan nga puna këta. Më merr rrugët e Shqipërisë djali mua dhe ikën pa garanci…Iku djali 25 vjeç. Jo djalë kështu, po 2 metra dhe i edukuar.”- thotë ai.

Çela shprehet se lajmin e kishte marrë nga mediat dhe se i biri nuk kishte pasur konflikte me njeri. “Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit, as hasmit, as grekut. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur. Është fatkeqësi e madhe. E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është vrarë në orën 11 paradite, unë e mora vesh në orën 7 në darkë, se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë Policia. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët.

Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë”.

 

 

Më herët, Policia njoftoi zbardhjen e ngjarja që tronditi kryeqytetin mesditën e djeshme. Si autorë të dyshuar të krimit, janë shpallur në kërkim dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusi, përkatësisht 31 dhe 28 vjeç, djemtë e pronarit të vilës 3-katëshe në zonën e “Myslym Shyrit” ku po punonte i ndjeri. Mbi të dyshuarit rëndojnë veprat penale  “Vrasje me dashje” në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Po ashtu, janë zbuluar emrat e 4 të arrestuarëve në flagrancë, mes tyre edhe pronari i vilës, Bujar Kusi, Ali (Edmond) Sula, Ferdinant Bakalli dhe Luan Çaka. Këta shtetas janë ndaluar në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet rezultoi se vëllezërit “kanë biseduar me shtetasin L.V, 27 vjeç, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes”.

Sakaq,  27-vjeçari, banues në Tiranë, është ndaluar nga Policia e Tiranës gjatë orëve të vona të natës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

 

2 Comments

  1. Ajo qe duhet te besh eshte vetgjyqesi se te vrane djalin e vetem. Per cfare e do jeten apo per te votuar ata plera politikane atje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu