• |
ide | kryesore

Gjobë, burg dhe shumë andralla! Zbuloni vendet ku ndalohen fotografitë

Planet



Një nga aksesorët e pandashëm të udhëtimeve është aparati fotografik, përmes të cilit fiksojmë imazhe apo peisazhe, për të arkivuar vizitat tona në vendet e parapëlqyera. Mirëpo, shkrepja e fotografive nuk është një formë argëtimi apo shprehjeje pasioni krejt pa zarar.

Janë të shumta shtetet ku aplikohen sanksione që variojnë nga gjoba deri tek burgimi, nëse shkrepni një fotografi të vendit apo të targetgrupit të gabuar.

Njihuni në këtë galeri fotosh me 6 vendet ku fotot janë të ndaluara!

 

Red Light District në Amsterdam, Hollandë është tejmase i famshëm për bordellot, kanalet piktoreske dhe kafenetë e zhurmshme. Në këtë zonë të qytetit nuk sugjerohet të shkrepni fotografi, aq më tepër në drejtim të xhamave ku ndodhen vajzat.

 

Korea e jugut- Është e ndaluar të fotografoni gra pa miratimin e tyre, qoftë edhe në vende publike. Neglizhimi si dhe mosrespektimi i këtij rregulli konsiderohet agresion seksual dhe dënohet me 8,800 dollarë ose 5 vite burg.

 

Pronat private, SHBA- Duhet të tregoni të kujdesshëm nëse keni për qëllim të fotografoni pronën e dikujt. Për ta bërë diçka të tillë duhet të siguroni fillimisht lejen e pronarit/es.

 

Emiratet e Bashkuara Arabe- Fotografimi i vendeve të ndaluara mund të rezultojë në 1-3 muaj burg ose në 1,361 dollarë gjobë. Nuk mund të fotografoni disa ura të caktuara, ndërtesa qeveritare apo pallatet e sheikëve.

 

Korea e veriut- Nëse dëshironi të vizitoni vendin në fjalë, përpiquni të tregoheni të kujdeshëm dhe të kufizuar me veprimet/sjellet tuaja. Nuk mund të fotografoni asgjë pa kërkuar dhe pyetur fillimisht nëse është apo jo e lejueshme. Mund të përballeni me gjobë ose të përfshiheni realisht në telashe.

 

Algjeria mbetet ende një vend konservator, veçanërisht pjesa jugore e saj. Ju mund t’i fotografoni burrat vetëm nëse merrni miratimin e tyre. Përsa i përket grave, duhet të merrni sërish leje nga bashkëshortët ose baballarët, pasi gratë konsiderohen pronë e tyre. Po kështu është e ndaluar fotografimi i urave, digave apo objekteve ushtarake.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *