• |
ide | kryesore

Ironia e Le Monde/ Pse Trump do të blejë Groenlandën?

Kryesore, Planet



Editoriali i gazetës franceze 23 gusht për polemikën që shkaktoi propozimi i presidentit amerikan

Mund të dukej si një karagjozllëk nëse propozimi nuk vinte nga njeriu më i fortë i planetit. Episodi i Groenlandës, të cilën presidenti Trump propozoi ta blejë në një mënyrë kalorsiake, përpara se të shkaktonte nje incident me një nga aleatët më të devotshëm të NATO-s, është koncentrati i gjithçkaje që presidenti amerikan ka të pakontrollueshme: narcizizmin, iracionalitetin dhe mbi të gjitha infantilizmin.

Fillimisht faktet. Në 16 gusht Wall Street Journal raportoi se Trump në disa raste ka shfaqur intersin për të blerë Groenlandën; gjë për të cilën këshilltarët e tij janë të ndarë. Subjekti u shndërrua menjëherë në lëndë për aktorët komikë të shou-ve televizivë. Por, nga pikpamja e Uashingtonit interesi për Groenlandën nuk është çudi.

Në dy raste, në 1867 – viti i marrjes së Alaskës dhe në 1946 nën presidencën e 

Harry Truman, SHBA kanë propozuar ta blejnë këtë teritor të madh të Arktikut. Sot Groenlanda është një teritor autonom me 56 mijë banorë, e bashkëngjitur me Danimarkën që financon pjesën më të madhe të buxhetit të saj. E pasur me resurse natyrore, por që janë shumë të vështira për tu shfrytëzuar, Groenlanda përfaqëson edhe një atu të rëndësishme strategjike. Aty është vendosur një nga bazat e rëndësishme të US Air Force, që bën pjesë në mbrojtjen antiraketore amerikane. Pas përfundimit të luftës së ftohtë, Arktiku është shndërruar në objekt dëshirash të shumta, sidomos nga Kina. SHBA, që janë të vonuar në këtë garë, mezi penguan në momentet e fundit planin kinez për të financuar një seri aeroportesh në Groenlandë në 2018.

Sekretari i shtetit, Mike Pompeo, kishte parashikuar të shkonte për vizitë majin e shkuar, por e anulloi për shkak të ngjarjeve me Iranin.

Pra nëse të interesohesh për Groenlandën nuk është ilegjitime, por mënyra me të cilën Trump e trajtoi ishte katastrofale. Presidenti shprehu interesin e tij për atë që e quajti si një “operacion të madh imobiliar”. Pastaj duke e korrigjuar shënjestrën postoi në Twitter një montazh gjoja humoristik, sipas të cilit nuk do të ngrinte në Groenlandë një Trump Tower, në mes shtëpive të bukra prej druri. Pastaj shtoi se donte të ndihmonte taksapaguesit danezë që shpenzojnë çdo vit 700 miljonë dollarë për ta mbajtur këtë zonë.

Çuditërisht danezët nuk e morën këtë propozim me shaka. Aq më pak groelandezët. Kjo ide është absurde dhe teritori nuk është në shitje replikoi kryeministrja Mette Frederiksen. I prekur Trump anulloi vizitën zyrtare që duhet të bënte në Danimarkë në 2 dhe 3 shtqtor, pa lajmëruar as ambasadoren në Kopenhagen. Nuk i thuhet shefit të SHBA që është absurd u nxeh ai si një fëmijë çerdheje.

Kjo nuk është as e para dhe as e fundit kapriço e Trump dhe kryeministrja daneze e trajtoi si ç’e meritonte. Donald Trump është në fushatë për tu rizgjedhur president. Aleatët e tij duhet të kujtohen për këtë gjë: e rëndësishme për të nuk është bota që e rrethon, por elektorati i tij përballë të cilit do të luajë të fortin.

Burimi Le Monde/Përktheu Lapsi.al

 

.

 



5 Comments

  1. Nuk ka ndonje gje per t’u cuditur. Trump-i adhuron boten e vjeter te marredhenieve mes shteteve, ku edhe shitjet e territoreve ishin gje normale. Trump-i ne radhe te pare eshte pragmatist; edhe po nuk ia doli ta bleje, me siguri kontrollin amerikan atje do e shtoje. Nese ai ben politiken e dukjes i forte kur anullon takimin, edhe KM-ja e Danimarkes ben politiken e dukjes e forte, kur e quan pa pike diplomacie absurde kerkesen e tij. Ne keto shtete fiton shume pike kur e sulmon fort Trump-in. Keshtu qe me qetesi, se nuk eshte ceshtje per te treguar engjejt dhe djajt. Secili ben politike, dhe te besh politike nuk eshte krim.

    1. Trumpi eshte edhe per nje vit, dhe perderisa ne te eshte baza me e madhe amerikane e arktikut nuk ka nevoje te shtoje asnje kontroll me teper..Danimarka nuk ka nevoje te beje te fortin por po ben shtetin, trumpi po ben karagjozin..megjithese sot sjellja idiote eshte cdoganuar nga personazhe si trump, erdogan putin etj etj..Pa e veshtire qe dikush ti tregoje “le monde” qetesine..aq me teper qe ne kete rast nuk eshte me ceshtje politike por mund te merret si ofendim..po sikurse thashe me sjelljen absurd, Trump po shfaqeson cdo idiotizem politik..

    2. Ti quan idiot presidentin e zgjedhur nga populli i “Bill of rights”, dhe shqetesohesh pse une perdor fjalen qetesi per median tradicionale ( tradicionale, per mos thene te majte te bindur), qe ia ka futur kot aq here sa nuk mbahet mend ne lidhje me kete president. Jane thjesht te fiksuar. Ato qe duken si absurditete ne komunikimin dhe sjelljen e Trump, per mua jane thjeshte thyerje e rendit te hipokrizise ne rendin e sotem. Me siguri Trump-i mendon qe Danimarka thjesht po kerkon nje pazar me te mire, dhe mendoj se ka te drejte. Nuk ka shtet qe e njeh parimshmerine politike me mire se Amerikanet. Europianet i adhuroj, por nuk i ze bese, kur flasin per moral e parime. Nuk kane dhene prova. Gjithmone duhet kujtuar ajo shprehja e Thatcherit: Europen e ndertoi historia, ndersa Ameriken filozofia!

  2. TRUMPI-t ti rruaje TOPET Le monde me kompani. Zgjebaraket nuk mund te parashikojne se si do shkoje bota. Ate e di vetem i Madhi ZOT.. Po do jane buke dhe kta ”mjedisoret” e karit

  3. Tramp eshte nje protestant ” i mire ” sic e ka theksuar vete qe ha kroketa pu vere dhe per krishtlindje shkon ne kishe. Europa do ishte fuqi shume e mire nese do ishte treguar me e forte perballe ” te forteve” qe ndezin zjarre neper bote tinzisht sic i ka hije ne fakt e pastaj ” i shuajne” duke grabitur cdo gje. Mirepo europa ka luajtur keq. A e do amerika europen? Jo fare. Nen rrogoz e ka shkatruar. A do mbetet superfuqi? Se dime. Vec Zoti e din. Po te det e shkatron ne 1 sek. Tramp nje cilimi cinik aspak .human. nje rracist i keq i patakt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *