• |
ide | kryesore

Jeta e suksesshme e Jordyn Woods pas skandalit të tradhëtisë

Paparazzi, Slider

Kanë kaluar 6 muaj që prej skandalit të tradhëtisë së Tristan Thompson me Jordyn Woods.

Që prej atij momenti, miliarderja Kylie Jenner i dha fund miqësisë shumëvjeçare me Jordyn.
Megjithatë pavarësisht se vajzat nuk u panë më në shoqërinë e njëra-tjetrës, Woods ka mundur të ‘shkëlqejë’ edhe pa ish-shoqen e saj të ngushtë. 21-vjeçarja u përzgjodh për të luajtur një rol në filmin ‘Grown-ish’, lançoi linjën e saj të veshjeve për palestër dhe tashmë po shijon pushimet së bashku me Megan The Stallion.
Në një intervistë për ‘Teen Vogue’, Jordyn tregoi se e gjithë kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për të, por u mor me shumë aktivitete për t’u ‘shpërqëndruar’. Woods shtoi se këtë periudhë është marrë me pikturë, piano si dhe ka parë serialin e famshëm ‘Stranger Things’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu