• |
ide | kryesore

Kakavijë, kapen 8 afganë të fshehur në kamionin me portokalle

Lajme, Të fundit



Emigrantët zgjedhin rrugë të ndryshme për të kaluar kufirin për një jetë më të mirë drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Tetë shtetas afganë zgjodhën të kalonin doganën e Kakavijës duke hipur në rimorikon e një maune të mbushur me portokalle.

Raportohet se ata kishin ngrënë aq kaq shumë portokalle sa dy prej tyre kishin diarre.

Por rrugëtimi i tyre u ndërpre nga forcat e FRONTEX, i cili në bashkëpunim me policinë kufitare të Kakavijës kapën emigrantët në maune pasditen e së premtes (23 gusht).

Maunja vinte nga Greqia e mbushur me portokalle.

Shoferi i mjetit, një 21 vjeçari nga Mali i Zi me inicialet B. R, tha se nuk kishte dijeni për prezencën e afganëve në maune.

Policia bllokoi maunen me portokalle dhe 21-vjeçari po merret ne pyetje nga autoritetet kufitare.

Ndërsa afganet po trajtohen me ushqim do depërtohen ne Greqi.



1 Comment

  1. Afganet e shkrete do “depërtohen” ne Greqi..Edhe greket shpirtkazem qe do “depërtojne” 20 afgane…ha ha ha te dh** gazetaret injorante!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *