• |
ide | kryesore

Konferenca më e rëndësishme e Nedved: Sarri, Dybala, Serie A e merkato…

Sport



Në mungesë të Maurizio Sarri, që po kutohet nga pneumonia, i ka takuar Pavel Nedved, zv/presidentit të Juventus të shfaqet në konferencën për shtyp në vigjilje të kampionatit. Çeku ka besim në skuadrën me të cilën bardhezinjtë prezantohen në Serie A në mbrojtje të tillut kampion: “Ndihemi të fortë, nisemi cdo vit për të fituar”. Ajo që ka më shumë rëndësi për tifozët është hapja e mundësisë për një tjetër befasi në merkato: “Kemi 24-25 lojtarë të rëndësishëm, por jemi gati të kapim ndonjë mundësi të ditëve të fundit të merkatos”. Juventus nuk është shqetësuar as nga mungesa e Sarri: “Ka punuar mirë, mungesa e tij në pankinë do të sjellë vështirësi, por e dimë se cfarë po i shkojmë përballë. Edhe Conte në 2012-2013 nuk arriti ta drejtonte skuadrën në fushë”.

KONFERENCA

“Kemi bërë shumë ndryshime, por nuk është një moment tranzicioni. Kemi gjithnjë objektiva maksimalë: duam të fitojmë edhe këtë vit”.

Për Sarri
“Po bën një punë të madhe e jemi të kënaqur e plot besim. Skuadra po e ndjek mirë pavarësisht vështirësive të ditëve të fundit. Juventus historikisht është ndërtuar për të fituar: kemi bërë ndryshime të rëndësishme, e dimë se do të ketë vështirësi por ka optimizëm të madh. Ndihemi të fortë për të fituar”.

Për sulmin
“Merrem me skuadrën: si cdo vit janë 24-25 elementë. Ka shumë konkurencë e djemtë e dinë se kemi qenë të qartë me ta. Të gjithë duhet të jenë profesionistë e të jeni gati për të thërriten në cështje”.

Për merkaton
“Këmbimi Dybala-Lukaku? Duhet ti përgjigjet Paratici kësaj pyetje. Merkato nuk ka mbaruar ende, por për momentin Paratici po bën gjëra të mëdha. Kemi marrë edhe Demiral e Danilo, operacione shumë të mira. Shitëm më përfitim Cancelo e Kean. Do të kapim mundësinë që na ofrojnë ditët e fundit”.

Për Interin e Marotta e Conte
“Më bën pak përshtypje sepse Antonio ka bërë historinë e Juventus ashtu si Marotta. Kemi dy kundërshtarë të fortë që kanë bërë investime të mëdha për të kërkuar të fitojnë menjëherë”.

Për sëmundjen e Sarri
“Pneumonia nuk është dicka e thjeshtë e duhet rikuperuar në kohët e duhura, edhe pse ai dëshiron të jetë në fushë gjithë ditën për të punuar. Edhe Conte në 2012-2013 nuk mundi të ishte në pankinë për ca kohë. E dimë cfarë na pret e jemi gati”.

Për Icardi
“Nuk jam këtu të flas për lojtarët e skuadrave të tjera. Ne do të kapim mundësitë që do shfaqen për të përmirësuar organikën”.

Për Dybala, Higuain e Mandzukic
“Do të preferoja të ishte merkato e mbyllur kur nis kampionati për ti dhënë më shumë qetësi lojtarëve. Ata e dinë situatën e duhet të mendojnë për fushën. Dybala nuk është një problem sepse jemi të lumtur që e kemi. Falso 9? Sarri po e përdor aty e ka bërë shumë mirë në këtë vigjilje kampionati”.

Për kampionatin
“Ka shumë skuadra që janë përforcuar si Fiorentina. Ne në pole position? Nuk më intereson, ne duhet të zbresim në fushë në Parma për të marrë tre pikët. Napoli e Inter do të luftojnë deri në fund për titullin”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *