• |
ide | kryesore

Plagosi me armë gjahu të moshuarin, në pranga autori

Lajme, Të fundit



35-vjeçari, shtetasi me iniciale F.GJ., është vënë në pranga nga Policia e Matit pasi plagosi mbrëmjen e djeshme për motive të dobëta 60-vjeçarin, shtetasin A.GJ, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:10 në fshatin Baz të Burrelit, ku autori u kap pasi ishte larguar nga vendngjarja.

Në cilësinë e provës materiale, forcat policore sekuestruan një armë zjarri “çifte”.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Matit për vijimin e hetimeve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *