• |
ide | kryesore

Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për Agim Kajmakun

Lajme, Të fundit

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, pas kërkesës së depozituar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, për kryerjen e verifikimeve të figurës së kandidatit të Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit.

Kërkesa e PD-së bazohet në të dhënat e bëra publike më herët, që ngrejnë pretendimin se Kajmaku ka qenë i arrestuar në Greqi. Njësoj si në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri, PD-ja i është referuar të dhënave të sistemit TIMS, nëpërmjet të cilave, sips selisë blu rezulton se Kajmaku nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë.

Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD në kërkesën adresuar Prokurorisë, të shoqëruar nga 500 firma qytetarësh.

Në këto kushte, sipas PD-së, Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike. Ndërkohë, përkundër pretendimit të ngritur nga selia blu, Kajmaku ka deklaruar për mediat se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kanë sfond politik.

 

3 Comments

  1. “ Mos shko n’at dere or trim “
    Po nji here asht denu mo,ca u ba’’!!??
    Karteli:Rama,Tahiri,Balili,Pjetri,NdokaFrroku,Doshi,Rroshi,Lala,Manja,Palla,Rraja me n’ kry kryepordhkuroren Marku dhe ndihmesen e saj Prela , do t’a shpetojne Shqiperine nga “kthetrat” e Europes.
    U lumte qelbesirave te ridhjerjes,nuk do jemi ma kaps!Do t’dhihemi per shtat pale qejfe!!??
    Hahaha,!!!!
    SHQIPERI ER-QELBESIRE,
    FAIK KONICA T’KA THAN MIRE:
    “SHQIPERI TE KAM DHJERE,
    NUK TE NJOHA ASNJEHERE”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu