• |
ide | kryesore

Maska e Jimenez dhe historia e saj …por kundër Torinos nuk e vendosi

Sport



Ndeshja e vajtjes së sfidës paraeliminatore të Europa League u mbyll me humbjen e Torinos në shtëpi nga Wolverhampton, por ajo që bëri përshtypje është se Raul Jimenez shënoi e… nuk vendosi maskën e tij prej wrestler. Maskë që në fakt lojtari e përdor për të festuar golat e tij, është një dhuratë e yllit të Wrestling, Sin Cara. Sulmuesi e publikoi në Twitter, prillin e kaluar, foton e maskës së dhuruar nga wrestleri i tij i preferuar, duke falenderuar heroin e ringut. Nuk është në fakt se Cara ka patur një rritje shikueshmërie në Europë që kur Jimenez po i bën reklamë, por ashtu si dëshmojnë përgjigjet në postimin e lojtarit, shumë kërkojnë një imitim të maskës.

Ajo e përdorur nga futbollisti 28 vjecar është modeli i maskës së përdorur nga Sin Cara në betejat e tij në ring por… nuk është origjinale. Zakonisht, wrestleri përdor versionin e gjelbër dhe normalisht edhe materiali, në mënyrë që ta lejojë të ndeshet pa u penguar. Por ajo që iu dhurua Jimenez është e personalizuar: ka një sfond të verdhë me një fantazi të përsëritur, që ngjan me vijat e tigrit. Në fakt, janë simbolet e stemës së Wolverhampton. Ky është motivi që tifozët e adhurojnë…Çudi që pas golit ndaj Torinos nuk e vendosi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *