• |
ide | kryesore

Milan, i mallkuar nga dëmtimet: Giampaolo humb para ndeshjes Biglia…

Sport



Pasi është goditur gjatë gjithë fazës përgatitore nga dëmtimet e lojtarëve të ndryshëm, tekniku Marco Giampaolo humbet edhe një pikë shumë të rëndësishme të mesfushës, pikërisht përpara sfidës me Udinese. Lucas Biglia duhet të ndalet, për shkak të problemeve në muskujt e aduktorëve në kofshë. Mesfushori argjentinas, që ishte edhe referimi i repartit e mbi të cilin Giampaolo kishte ndërtuar lojën, e treguar kjo në të gjitha miqësoret e verës, nuk ia ka dalë të bëjë debutimin në Serie A për këtë vit.

Përpara ndeshjes tekniku kishte bërë të qartë se do të luanin të gjithë ata që e kishin bërë faqzën përgatitore me të të plotë, por Biglia nuk mundet, duke bërë që tashmë, me shumë mundësi, tekniku abrucez ti hedhë sytë nga Calhanoglu. Për ish-futbollistin e Lazio, një dëmtim atëherë kur nuk duhej, por për Giampaolo një goditje e rëndë, që duhet ti prishë ekuilibrat: turku do të jetë tashmë organizatori i kuqezinjve, përpara mbrojtjes, Borini e Paqueta në krahë, ndërsa Suso do të luajë pas Piatek e Castillejo, që niset i favorizuar ndaj Leao.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *