• |
ide | kryesore

Përkthyesja që i “vodhi” vëmendjen Ribery: tifozët e Fiorentinës i kënduan bukuroshes interiste e jo francezit

Sport



Sy të akullt e profesionalizëm. Alessia Enriquez nuk hutohet as kur 10 mijë tifozët e pranishëm në Artemio Franchi, për prezantimin e Franck Ribery tek Fiorentina, nga tribuna i kënduan asaj “Sei bellissima” (Je e bukur) të Loredana Bertè.

Mund të jetë efekti i kampionit, sepse Alessia nuk ishte një fytyrë e re në konferencat e shtypit (ka punuar më parë edhe me Sassuolo, Lazio, e Marseille), por në krah të Ribery bëri xhiron e ëeb-it. Ndoshta edhe për shkak të transmetimeve direkte e streaming që vërshuan për kampionin francez, e amplifikuan shumë situatën, duke i dhuruar një popullaritet të papritur përkthyeses, që u kthye në yllin e vërtetë të konferencës.

Rrjetet sociale folën për të, natyrisht me terma vlerësues, deri kur kulmoi me dedikimin muzikor të tifozëve në shkallët e stadiumit. Ajo buzëqeshi por nuk e humbi qetësinë. Alessia është e lumtur sigurisht për dashurinë e tifozëve të Fiorentinës, por nuk do ta këndojë kurrë “Forza viola alè”: mjafton një vëzhgim i shpejtë në profilet e saj për të zbuluar pasionin për ngjyrat zikaltër. Alessia është tifoze e Inter dhe nuk e ka fshehur asnjëherë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *