• |
ide | kryesore

Policia e Shtetit: Veliera me 1 ton drogë në Greqi nuk ka lidhje me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



“Veliera e cila u kap me 1 ton drogë në Greqi nuk kishte ardhur nga Shqipëria”.

Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar sqaron se nga verifikimi i bërë në regjistrat e Policisë Kufitare Sarandë, Himarë, Vlorë, Porti Jahteve Orikum dhe QNOD, për disa muaj, mjeti lundrues Veleria “MY DREAM” i kapur me drogë dhe dy personat ukrainas në bord, nuk kanë hyrje-dalje në Shqipëri.

“Sqarojmë faktin se në 15 gusht në Sarandë ka hyrë një mjet lundrues Yaht me emrin “Dream” me 3 shtetas turq në bord, të cilët kanë kryer proceduara të rregullta hyrje-dalje dhe mjeti është kontrolluar konform rregullave nga Policia Kufitare. Ky mjet nuk ka asnjë lidhje me mjetin lundrues Veleria të kapur me drogë në Greqi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit tha se Policia Kufitare shkëmben në vijimësi informacion me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufijve.



2 Comments

  1. Joooooooooooo ne menyre absolute qe joooooooooooooooooo
    Ku ka hasha sh ketu , vetem po ja ka siguru qeverria me PPP ndryshe eshte e pamundur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *