• |
ide | kryesore

Real Madrid nuk heq dorë nga Neymar: “Çdo gjë është e mundur”

Sport



Është refuzuar oferta e parë, por ditët e merkatos nuk janë mbyllur ende dhe Real Madrid nuk është se ka ndërmend të tërhiqet nga blerja e Neymar. Braziliani do të ishte jo vetëm një yll i shkëlqyer për Galacticos, por edhe një hakmarrje ndaj rivalëve të përjetshëm të Barcelonës, që kur e transferuan nga Santos, e morën pikërisht nën hundën e merengues.

Tekniku, Zinedine Zidane, është munduar të mos prishë ekuilibrat në skuadër, të ndërtuara me kujdes, pas nxitimit fillestar të thyerjes së mardhënieve me Bale e James kur u mendua se do të largoheshin nga Madrid. “Lojtarët që kam janë të gjithë këtu. Pastaj cdo gjë mund të ndodhë deri në 2 shtator. Disa mund të vijnë, të tjetër mund të largohen”. Kështu francezi replikon për pyetjen e mundësisë së ardhjes së sulmuesit brazilian nga Psg.

Duke folur në vigjilje të ndeshjes së kampionatit kundër Real Valladolid, tekniku i Blancos ka mohuar se Keylor Navas ka kërkuar të shitet. “Nuk më ka thëë se dëshiron të largohet”, ka thënë Zidane. “Është këtu, dëshiron të qendrojë e po punon. Ka qenë gjithnjë profesional”, shtoi francezi. E njëjta gjë vlen për Gareth Bale, që pavarësisht zërave është ende në Madrid. “Ajo që ka ndryshuar është se lojtari do të qendrojë, asgjë më shumë”, tha Zidane. “E rëndësishme është që lojtari të dojë të qendrojë. Është e vërtetë se për të janë thënë shumë gjëra, edhe nga unë, por do të qendrojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *