• |
ide | kryesore

Skandali i ministres së Drejtësisë/ Udhëtime luksi në Europë me paratë e shqiptarëve (dokumentet)

Lajme, Të fundit



53 mijë e 982 familje janë trajtuar me ndihmë ekonomike gjatë vitit 2018. Sipas INSTAT, shteti shqiptar jep si pagesë mesatare mujore për secilën familje rreth 5 mijë lekë në muaj. Në të njëjtën periudhë kohore, rezulton se shteti paguan mijëra euro në vit për fatura hoteli dhe bileta fluturimi për Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas faturave të vëna në dispozicion po nga kjo ministri, rezulton se për një natë qëndrimi në Romë, ministrja e Drejtësisë ka paguar 700 euro, ose aq sa ç’është asistenca sociale në muaj e afro 17 familjeve shqiptare.

Udhëtimet jashtë shtetit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj i kushtojnë shtetit shqiptar mijëra euro në vit. Sipas faturave, në udhëtimet e punës gjatë vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019, ministrja Gjonaj ka qëndruar në hotele luksoze me çmime që e kalojnë shifrën 700 euro nata. Por nuk mjafton vetëm kaq. Kostot e biletave me të cilat fluturon ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t’i rezervojë online.

Hotele të shtrenjta

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është akomoduar në të shumtën e rasteve, në hotele me pesë yje që kanë çmime “të kripuara”.

Në një prej udhëtimeve të saj të punës në Bruksel, nga data 19 deri në 21 qershor të vitit 2018, Gjonaj ka paguar 1320 euro për dy netë ose 660 euro nata në hotelin e quajtur “The Hotel Brussels”.

Fatura nuk ka shpjegime të detajuara se në çfarë lloji dhome është akomoduar ministrja që e ka bërë këtë rezervim dy-ditor kaq të shtrenjtë por mjaftohet me emrin e ministres si blerësi dhe çmimi total i konsiderueshëm. Rezervimi është bërë nga një kompani shqiptare e quajtuar Albania Experience.

Ministrja në këtë udhëtim pune është takuar me komisioneren Vera Jourova për të diskutuar lidhur me Reformën në Drejtësi, ecurinë dhe arritjet në zbatimin e saj.

Fatura e Brukselit, udhëtimi 1

Image

Po në Bruksel, gjashtë muaj më vonë, në dhjetor Gjonaj është akomoduar për një natë në një hotel me pesë yje i quajtur “Steigenberger Wiltcher’s” me kosto 543 euro.

Ministrja është akomoduar në një nga dhomat më të mira (Superior King Buffet).

Ministrja ishte në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e 19-të Evropian të Ballkanit Perëndimor 2018 mbi “Zgjerimin, Integrimin dhe sfidat e ndryshimeve”.

Fatura e Brukselit, udhëtimi 2

Image

Në datat 4 deri më 6 shkurt të vitit 2019 ministrja ka udhëtuar drejt Londrës ku është akomoduar në një prej hoteleve më të shtrenjta të kryeqytetit britanik. Rezervimi për dy netë i ka kushtuar ministres 1291 paundë ose e përkthyer në euro rezulton se ministrja e Drejtësisë ka shpenzuar 706 euro për një natë.

Ministrja ka udhëtuar me tre persona të tjerë të ministrisë teksa vetë është akomoduar në “Corinthia Hotel London” i cili njihet si një prej hoteleve më luksozë me pesë yje në Londër.

Fatura e Londrës

Image

I ngjashëm është rasti i Parisit ku ministrja ka qëndruar për tre netë nga data 4-7 maj të këtij viti në hotelin me pesë yje “Majestic Hotel Spa”. I gjithë rezervimi shkon në shumën 2014 euro, ose 670 euro nata. Hoteli në fjalë është nga më të shtrenjtët dhe më të mirët në Paris.

Gjatë këtyre tre ditëve ministrja ka pasur takime me homologen e saj dhe institucione të tjera të drejtësisë franceze.

Image

Një nga qëndrimet e saj më të shtrenjta jashtë shtetit ministrja Gjonaj e ka paguar në Romë. Ajo ka fjetur vetëm një natë nga data 21 deri 22 maj të këtij viti në hotelin luksoz me pesë yje “Ambasciatori Palace” dhe kjo i ka kushtuar shtetit shqiptar plot 706 euro.

Në këtë udhëtim pune ministrja ka takuar homologun e saj italian Alfonso Bonafede.

Fatura e Romës:

Image

Hotelet e shtrenjta nuk mbarojnë për ministren e Drejtësisë. Në një udhëtim pune nga data 3-6 qershor të këtij viti në Berlin të Gjermanisë, ministrja Gjonaj është akomoduar në hotelin Hilton me një kosto totale prej 1900 eurosh. Nisur nga këto të dhëna rezulton se kostoja e një nate ka qenë 630 euro.

Siç shkruante asokohe ministrja në rrjetet sociale, ajo ishte takuar me përfaqësues të Bundestagut Gjerman dhe kishte marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “One Forencics”, Forencic and Integrity Services bashkë me ministrin shqiptar të Brendshëm Sandër Lleshi.

Fatura e Berlinit:

Image

Edhe në një udhëtim të saj në rajon, ministrja e Drejtësisë është akomoduar në hotel të shtrenjtë me pesë yje. Gjonaj ka zgjedhur “Swiss Diamond Hotel Prishtina” në Kosovë për një natë nga data 25-26 mars i këtij viti. Hoteli në fjalë njihet si më luksozi në vend.

Kostoja për një natë në këtë hotel ka qenë 238 euro. Edhe pse kostoja është më e ulët se në hotelet e kryeqyteteve europiane, ministrja sërish është akomoduar në një hotel luksoz me pesë yje.

Siç shkruan ministrja në faqen e saj zyrtare ne Facebook, ajo ka takuar homologun kosovar Abelard Tahiri ku kanë folur për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e drejtësisë.

Fatura e Prishtinës:

Image

Bileta avioni “në qiell”

Përpos akomodimit, transporti i ministres së Drejtësisë drejt destinacioneve europiane në disa raste rezulton i shtrenjtë. Shifat tregojnë se ministrja ka fluturuar disa herë më shtrenjtë se një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë. Edhe pse Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njihet si një nga më të shtrenjtët në rajon dhe jo vetëm, shifrat e udhëtimeve me avion të ministres janë disa herë më të larta se të një udhëtari të thjeshtë shqiptar.

Sipas dokumentave të zotëruara, biletat e udhëtimeve janë bërë me tender.

Një udhëtim në Berlin të Gjermanisë me avion për ministren Gjonaj dhe një person tjetër nga ministria në qershor të këtij viti ka kushtuar në total 432,250 lekë. Udhëtimi rezulton me tranzit Vjenën në vajtje dhe Frankfurtin në ardhje. Nëse kërkohet në platformat online të rezervimeve të biletave si Skyscanner, për të njëjtat data por për vitin 2020 dhe të njëjtin destinacion, shifra rezulton disa herë më e vogël. Edhe nëse kërkohet për datat e tanishme (gushti), çmimi është 3-4 herë më i ulët.

Image

Rasti tjetër kur biletat e udhëtimit kanë pasur kosto të lartë ka ndodhur në Bruksel, ku për dy persona, duke përfshirë ministren, shteti shqiptar ka paguar plot 321,360 lekë.

Një udhëtim normal me avion nga Tirana për në Bruksel për dy persona sipas motorëve online të fluturimeve zakonisht nuk shkon më shumë se 150,000 lekë.

Image

Rastet me bileta të shtrenjta dhe potencialisht të fryra nuk mbarojnë. Ministria e Drejtësisë ka paguar për dy persona (përfshirë ministren) për destinacionin Tiranë-Strasburg-Tiranë plot 490,200 lekë.

Image

Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë

Për vitin 2019 dikasteri i Drejtësisë ka programuar një buxhet total prej 12,2 miliardë lekësh. Në krahasim me vitin 2018 kur buxheti ishte 10,4 miliardë lekë, buxheti këtë vit është me rritje.

Me rritje është edhe fondi për shpenzimet e udhëtimit të punonjësve jashtë vendit, ku përfshihen edhe shpenzimet e ministrit.

Për vitin 2018 fondi i planifikuar ishte 14.5 milionë lekë ndërkohë që për vitin 2019 fondi në total i planifikuar është 15 milionë lekë. /Faktoje.al



8 Comments

  1. Ca here keni te drejte, ndersa ca here e dh… fare. Nje hotel 4 yje ne Rome eshte rreth 450 Eur dhe me siguri organizuesit e konferencave kane prenotuar edhe hotelin keshtuqe nuk eshte edhe faji i kesaj. vendet e nje Ministri duhet te prenotohen me fature e nuk mund te blihen me karten e kreditit on line..mos ja fusni kot. Aq me teper qe Ministra duhet te jete ne poltronat e para (eshte normale) dhe aty kushton 2 fish.. Mos ja fusni kot plako se ky shkrim ju nxjerr bllof!

    1. Emu ose je pak autist , ose retarded ose thjesh manivell me zile. Mos shkruaj me se i ule IQ gjithe lagjes me ate cka ke postuar

      1. o militant, une dhe ca si une do ti paguajme, se ti je aq morracak sa edhe taksat nuk ti marrin..Nejse duket qe deri ne rrashbull me makine borxh ke shku..per ate mamin siper dua te them se nga qe IQ e ulet nuk ka kuptuar cfare eshte shkujt..A edhe dicka tjeter, pytni bashen dhe ish ministrat berisha sa paguanin kur shkonin jashte..apo blenin tek Booking.com

  2. Per blerjen e biletave, keta shpiken nje qe e quajne sistemi dinamik i blerjeve, qe do te thote se ofertat dorezohen brenda 3 oresh nga publikimi online i kerkeses. Kuptohet se marrin pjese vetem ato qe jane imformuar me pare, dhe qe cmimet jane ne stratosfere.
    Edhe prenotimin e hotelit, mesa duket nga ballafaqimi i faturave, e bejne agjencite shqiptare. Kam nje lloj bindje ne dyshimin qe faturat e marra nga hotelet e huaja jane me nderhyrje falsifikuese, sepse agjencite shqiptare i kane marre online dhe i dorezojne po online tek minstria.
    Eshte shume e thjeshte te fusesh duart aty.
    Ky eshte nje nga mesimet rilindase. Shikojini qe faturat e hoteleve kane vetem nje vule, ate te shitesit te huaj per agjencine shqiptare, dhe kane ardhur te skanuara. Per me teper Europianet, ne ndryshim nga shqiptaret, faturat pergjithesosht i plotesojne me kompjuter.
    Kush merr vesh nga kompjuterat e di sa e lehte eshte te nderhysh aty. Kush nuk merr vesh, le te kujtoje rastin e tenderit te Astirit.
    Gjithsesi, Etilda qenka akoma ne nivelin e korrupsionit te bute, te atyre qe shqetesohen akoma per ta blere cilesine e krevatit direkt me leket e shtetit. Etilde, nuk eshte mire te lesh gjurme! Nuk jane budallenj ata qe vjedhin si ariu neper skuta, dhe nuk e merr vesh njeri ne cfare klasi udhetojne, apo ne cfare hoteli qendrojne realisht. Prenotimin e shtetit neper hotele modeste, ata e presin dhe nuk e shfrytezojne.

    1. ullheqesit e nje populli fukara ,kudo qe shkojne qendrojne flasin menyren e veprimtaris se jetes duhet ta kene ne mesataren e popullsise si kosto,nese duan te thone jam shqiptare perfaqsoj shqiptaret ,respektoj kombin tim,dhe po zbatoj pergjegjsit mbi te,por fatkeqsisht ,ne shqiperi si askun tjeter,per 1 shekull kemi nje edukat kultur perfaqsim dhe veprimtari armiqsore ndaj popullit ,prej ullheqesve te vet,qe bejn reforma pa pyetur popullin ,nenshkruajn marrveshje pa pyetur popullin ,marrin borxhe po pa pyetur popllullin,duke dalur ne kete forme ,jasht kuptimit ,te perfaqsimit kushtetuso ligjore politik ,social ,dhe kush del nga ,ky kuptim kudo ne bote,ndeshkohet ashper ,1 nga zoti ,2 nga robi ligjet njerzore,,keta qe politiken ligjet dhe veprimtarin ,nuk e kan ,ne baze te rregullit ligjit ,1 fetare shkencore dhe praktik te drejte sic filitet behet ,keta nuk mund te quhen ulleheqes ,per keto nuk gjindet emer per ti quajtur ,mbasi ,gjithcka ne shzvillimin e vet,ka tre shkalle zhvillimi ,1 fillestare ,2 e mesme 3 e larte ,keta per nje shekull kan qendruar jo ne shkallen e pare as te meseme por gjithnje me te larten duke I bere padrejtesi popullit vet gjithnje dhe me shum saqe padrejtesia u eshte bere edukat mendimi shprehje dhe veprimi nje formim I vertet ,nje antivler e plote,se cfar meritojne ,sejcilin prej nesh percfardo qe te mendojne flasin dhe veprojne do ti japin hakun vet zoti krijuesi gjithsise ,do ta sistemojne ne ate qe Meriton ,koha njerzit,pacmangeshem,sepse zoti e krijoj gjithcka me rregull, mase, kohe ,ligje ,me dy mundesi zhvillimi drejtesi dhe padrejtesi,ku drejtesin ne veprim pasuesit shperblehen dhe padrejtesin ne veprim pasuesit ndeshkohen ,ne fakt ne drejtesi ndjehen te gjith mire dhe sejcili e don te drejten e vet,vlerat,paqen ,por kur tjereve ju bejne padrejtesi tjereve pas I ndjek ndeshkimi cmimi saje ,ndersa asnjerit nga ne ndeshkimin e tije ndergjegja shpirti ndeshkimin e tije nuk ja pranon ,o njerz ,nese sjo perlqen e keqa perse ja beni sherbimin me gjymtyret tuaja,dhe nese ju pelqen e mira perse si sherbeni me gjymtyret tuaja,sepse eshte dobi per ju,por ne fakt dobit per vete I don sejcili sepse jan vula zgjilljeve te planifikimit ne ekzistencen e tije pse o njerez krijesa me e persosur me logjik ullzim dhe gjitha te mirat nen administrim ,po rrenoni ndergjegjen dhe pastertin e shpirtit tuaj me shkatrrimin tuaj duke rrenuar ate qe ndjeni deshironi per veten tuaj ,me berjen padrejtesi ndaj tjereve,rrenimin e ekonomis familjes shendetit moralit ,te ardhmes tjetrit me padrejtesi ekstreme ne gjitha fushat ,duke ju besuar dhe len amanet pergjegjsin mbi nde ,ne perfaqsim drejtim kujdestari me politika ligje veprime ,e keni ngatrru o njerez se tani jeni bere shum padrejtesia nuk eshte vlere eshte antivler nuk eshte dobi eshte dem ,nuk eshte fitim eshte humbje ,nuk hap burime mirsie por burime krimi,nuk eshte dashuri eshte urrejtje nuk eshte paqe eshte luft nuk eshte rrug zgjilljesh pa probleme eshte rrug problemesh pa zgjillje,tashme shkencetaret po vertetojne ate qe zoti tha ne kurane dhe I derguari tije ne synet,faktet praktike po vertetojne ralitetin duke I dhene mesim kudo logjikes njerzore per te menduar folur dhe vepruar ,ate qe eshte ne dobin e tije,ketu ne kete pike do fillojne konflikti mall ,sepse nuk u perfillen te drejtat perfaqsimi njerzore dhe zbatimi praktik,kjo do tu bindin gjitheve praktikisht se kush eshte e drejta ne fakt kush ishit rrugen qe ndoqet dhe sa dem I bet vetes,askujt nuk do ti dalin shpirti pa u njohur me pare dhe shijuar vepren e tije,jeta eshte sprove ,qe sprovohemi me te miren dhe te keqen dhe ullzimi izotit eshte per tu njohur me te dyja ,ne dobin dhe per dobin tone,qe gjithkush nga ne,te kene mundesin qe deshirat ti arrijne perms rregullit duke mos demtuar tjetrin ,dhe te kete qartesi gjalleri zgjillje paqe siguri shprese shpetim ,keshtu ,juve si amanetqaret tone po na merrni mekatet na lollet por tashme sejcilin nga njerzit e ullzon zoti krijuesi gjithesise ne mos me kurane dhe synet per shkak te urrejtjes qe ekziston si lufte e pushtetit dhe parase zoti ket kurane dhe synet ligjet e tije I ka future ne gjallerin e jetes,,te gjitha krijesave 1 mas instinkt forme mallesi,imunitet koh etj,ku faktet praktike po bindin logjiken e njeriut ,qe kjo politik ligje veprime nuk quhet drejtesi por padrejtesi,nuk quhet dobi por dem,nuk quhet vler por antivler,sepse aparati njerzor I degjimit, shikimit ,rregjistrimit ndjenjes,,logjikekan nje krijim te pasfidueshem,te cilat pasqyrojne dallojne dhe perpunojne te verteten ku dallojne ne menyre precise te verteten ,sepse vet krijimi eshte vertete,dhe ne te shikuar ,degjuar dhe analizuar apo praktikuar,ne brendesin e sejcilit ka logjik dallimi bindje qe e keqa eshte e keqe me emer dhe mbiemer ,dhe e mira e mire dobi ku e keqa vjen nga padrejtesia dhe e mira nga e verteta,,dhe te verteten e kemi tek libri zotit dhe te paverteten tek egoja jone per pushtet dhe para,ku dem sejcili I sjell vetem vetes vet kur e vepron ne rralle te pare ngarkon veten me mekate ,duke ju bere padrejtesi tjereve dhe tjeret shpeton ne perjetesi dhe ne kete jet kalimtare njerzve ju mjafton durimi,besimi tek zoti urtesia vlerat ullzimi zotit,,un ket koment nuk e bera per ti thene dikujt,qe un jam me I miri dhe ti me I keqi por gjith u krijuam dhe lindem te mire dhe mund te mbesim te mire vetem perms te drejtes hakut tamam ashtu si thot krijuesi gjithesise,per ti thene sejcilit duajme gojen dhe veprimin gjymtyret tuaja ashtu sic e deshiron me ndjenjat shpirtindhe do ta duash ne te pa u zhgenjyer vetem atehere kur deshi roni per tjetrin cfar deshironi per veten tuaj,ne politika ligje dhe veprime,kjo eshte dobia e madhe duam apo zduam keshtu zoti krijoj ,rregullin e qartesis gjalleris zgjilljes paqes siguris shpreses mbi tok,duam apo jo ta dim duam apo jo ta pranoapo jo ta praktikojme, e verteta qendron ,nuk shembet nuk zhduket ,vetem se shemben zhduken dhe shkatrrohen mospranuesit mosmbrojtesit dhe mos zbatuesit kjo eshte e vertetuar fetarisht shkencerisht dhe praktikisht ne gjitha kohrat,po te hulumtoheteshte per te ardhur keq qe te merremi me analiza te tilla rreth antivleres nderkohe qe duhej te ishte tema dites vlera ,ne trejtimin gjithnje cilesore te saje,ne gjitha fushat jemi shum larg te mires por krejt afer nese japim mesazhin bindes si popull lle kundershtues ndaj te keqes ne unitet mendimi dhe veprimi qe te arrime gjith cfar meritojme ne kete jet sprove kalimtare nga zoti drejt zotit respect per te gjith

  3. Ore keta jane pjella e -Blokmeneve-e kane ne gjak ,nuk ke c’ju ben.Do harxhojne se per kete u munduan te vidhnin votat per -Hari -Kiri-jo per popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *