• |
ide | kryesore

Turizmi në shifra/ Të huajtë vijnë, shqiptarët ikin

Lajme, Të fundit



Turistët e huaj po preferojnë gjithmonë e më shumë të vizitojnë Shqipërinë, por e njëjta tendencë është edhe për shqiptarët të cilët po zgjedhin të pushojnë jashtë. Të dhënat e INSTAT konfirmojnë këtë tendencë gjithmonë e në rritje.

Ndërkohë vetëm gjatë muajit korrik numërohen 1.1 mln të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë duke pësuar një rritje prej 14.5 % krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por edhe qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur që të pushojnë në vende të tjera kryesisht në Turqi dhe Greqi. Madje sipas të dhënave gjatë korrikut ku numër është rritur me 10.9% nëse krahasohet me korrikun e 2018.

Por edhe pse kemi pasur rritje të numrit të turistëve të huaj peshën kryesore e mban turizmi patriotik pasi shtetasit kosovar kanë pasur rritjen më të madhe me 25,5 %.

Rritje të ndjeshme të numrit të turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri kanë pësuar sidomos turistët gjerman dhe ata zviceran. Ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,6 %.

Në shtatë muaj në vend numërohen në total rreth 3.3 mln të huaj të cilët kanë hyrë në Shqipëri kryesisht për të kaluar pushime.

/ Ora News

 



8 Comments

  1. Edhe refugjatet brekegrisur po turita i quani .Edhe pak kapim 10 milion per inat te berishes .
    O qelbesirat e qeverise turismi eshte ne kaos total , si gjithçka tjeter ne kete vend edhe turizmi eshte nje bordellhane .

  2. Shumica turist shqiptar me shtetesi tjeter.Dhe vijne 2 ose 3 jave per te pa familjet,prinderit,farefisin dhe per kry ndonje feste ose celebrim,me vu’ dhembet dhe ……. me njerre syte.
    Mandej majet nga thembrat,me vrap nga kane ardhur.Larg e me larg Shqiperise.
    Fatkeqsi per Ne qe na ka ra’ rrisku me jetu n’kte qelbesire vendi!!!

  3. Per: Shpellar lab lal laluc malok…po ca thu o KAR. Ti dukesh qe shkru nga emigracioni e je rrefugjat e si ke bo letrat akoma e se po te qan shpirti per icik Shqipri po kur ske pulen do hash sorren more qyaqr. Leni karlliqet mer GAMOR…

    1. Falemnderit or Tosi,duket nga shkrimi se cfare kategorie je…le qe varja!!??
      Nuk kam nevoje per letra or “ mik elite”,jam n’vendin tim!?
      Por ku i dihet merTosi,ma vone po te kena te njejten qeveri Ne verioreve do te na duhet vize per me kalu lumin Mat,dhe dogane me hy n’Tirane!!??
      Nje keshille per ty,hiqe nga goja ate veglen e burrave,(ne se nuk je ELGBT)!

  4. Po pra 6 milion turista mbyllet viti 2019 ose sipas blend kumarxhiut i bi 16 600 turist ne dite qe flen neper lulishte se shtreter per te tere nuk ka. Ky i ben llogarit si leket qe le ne kumar kujton se keshtu si pune e tij jane te gjithe shqiptaret. Rreni me terezi o plak se ne panama 4 milion turist shkoj gjithe vitin dhe ku panamaja ku ne…

  5. Dilni beni nje vëzhgim tw ftohte dhe shihni s e ne restorante turistet marrin vetem uje dhe pica. Maksimumi shto sallat. Ne Livadh te Himares polaket u dendën me molto dhe patatina. Nese ky quhet turizëm jemi shuum ok. Ne dite jave restorantwt i ke me shume bosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *