• |
ide | kryesore

Vrasja e 26-vjeçarit në Tiranë/ Zbulohen emrat e autorëve dhe të të arrestuarëve

Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e shënuar ditën e djeshme në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet, ku 26-vjeçari Indrit Çelaj, i cili ndërroi jetë rreth një orë më parë në spitalin e Traumës, u plagos me plumb në kokë teksa po punonte për kondicionimin e një vile 3-katëshe.

Si autorë të dyshuar të krimit, janë shpallur në kërkim dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusi, përkatësisht 31 dhe 28 vjeç, djemtë e pronarit të vilës, që e kanë qëlluar të riun pas një konflikti të çastit. Mbi të dyshuarit rëndojnë veprat penale  “Vrasje me dashje” në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Po ashtu, janë zbuluar emrat e 4 të arrestuarëve në flagrancë, mes tyre edhe pronari i vilës, Bujar Kusi, Ali (Edmond) Sula, Ferdinant Bakalli dhe Luan Çaka. Këta shtetas janë ndaluar në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet rezultoi se vëllezërit “kanë biseduar me shtetasin L.V, 27 vjeç, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes”.

Sakaq,  27-vjeçari, banues në Tiranë, është ndaluar nga Policia e Tiranës gjatë orëve të vona të natës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.



4 Comments

  1. Absurdi shqiptar, te mer per pune the pastaj te vret, nuk e di me cilen rrace njerezore mund te krahasohemi ne ne qe vetquhemi njerez te beses. Dhe me barbaret nuk te vrasin ne shtepi.
    U prefsh ne paqe Indrit!
    Nuk eshte faji i jot qe zgjodhe te punosh per te siguruar jetesen, dhe jo te rrije me arme ne brez si pronaret e viles.

  2. Po ku jeton ti o Emigrant, ore rrote Kari. Si mer qekan kto raste ndryshe nga karlliqet e pislliqet e maskaralliqet e perveslliqet qe nodhin ne perndim. Po ku ka me te qelbet se perendimi ne kshu rastesh. Po sdo jesh emigrant ti jooo, ty ta ka qefi me u bo po sta ma bytha joooo o Emigrant i pa emigruar.

    1. Tosi, ca pate mer tironc? Shkruaj nje mesazh neguhellimi nese e mban veten me kulture, ndryshe mbylle ate gojen se te futen ata pastaj… rrote ku…

    2. Qenke byth qir o tos emigrant pa emigrand qenke nje byth qim djal ik puno mos te maresh dhe lek dhe te vrasin vllan ose baben ik o tos kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *