• |
ide | kryesore

Zjarri përfshin malin me pisha në Shëngjin, rrezikohen banesat përreth (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Vatra të mëdha zjarri janë përhapur masivisht në territorin e vendit, në mënyrë të veçantë në qarqet e Gjirokastrës dhe të Lezhës.

Sikurse shihet edhe nga materiali filmik i siguruar nga Lapsi.al, në zonën e Shëngjini, zjarret po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat përreth.

Po ashtu, ditën e sotme është përfshirë nga flakët edhe kurora e gjelbër e malit Trebeshinë në Tepelenë. Forcat zjarrfikëse e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë, për shkak të vështirësive që paraqet terreni i thepisur. Në këto kushte, u kërkua ndërhyrje emergjente me helikopter, pasi rrezikohej shkrumbimi i të gjithë kurorës së gjelbër.

Ndërkohë, lidhur me këtë situatë shqetësuese ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili iu ka bërë thirrje Forcave të Armatosura, Ministrisë së Brendshme, Emergjencave Civile dhe drejtuesve të pushtetit vendor në këto qarqe të marrin menjëherë masa për të neutralizuar vatrat e zjarrit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=2105MsaZWSE&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *