• |
ide | kryesore

700 euro nata për hotelet e Etilda Gjonajt, Rama nervozohet me komentuesin në Fb

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar për faturat e çmendura të ministres Etilda Gjonaj të cilat prej orësh po qarkullojnë në media.

Sipas këtyre faturave, ministrja përgjatë vitit 2018 është akomoduar në hotele të shtrenjta nga Londra, Parisi, Berlini e Roma, ndërsa minimumi i shpenzimit ka qenë 700 euro nata.

Është një komentues në Facebook, ai i cili e ka detyruar kryeministrin të japë qëndrimin e tij. Ndërsa sipas Ramës, komentuesi e ka gabim punën e hoteleve të shtrenjta.

I acaruar me komentuesin, Rama e ka cilësuar këtë lajm si ‘gjellë e prishur’ e dalë nga kazani, term me të cilin kreu i qeverisë iu referohet mediave.

Replikat:

Komentuesi: Edi Rama kur do ta shkarkosh nga detyra Etilda Gjonajn? Po e shkarkove këtë do te shtrosh edhe shumë rrugë të tjera. Sepse një natë e saj në hotel popullit i kushtojka 1 km asfalt. Bonu burrë njëherë e mire çoje ne shtëpi.

Rama: Ti mua më merr të keqen se jam shumë më tepër popull se ti, se jetoj çdo dite e çdo natë me këtë popull dhe ndjek nga 100 halle njerezish të zakonshëm në ditë, perveç punëve të tjera, po që ta marrësh vesh ti, e ke gabim krejt këtë punën e kilometrave hotele dhe çka ke ngrënë në atë kazan ku e gjetur, është gjellë e prishur.



6 Comments

  1. Qenka nervozuar k**i qe s’ka pune tjeter dhe harxhon diten kot, stambolli Shqiperise po digjet e po piqet nga maskaralleqet e perditshme, ky k**i me zile po me i brime i bie e komenton njerzit duke shperdoruar kohen.

    Shabon Qosja kur s’ka pune lu deren. Keshtu dhe puna ketije pinoku nastradin.

    Krize fare, F*cking Psycho!

  2. Po pse u nervozu , tashi esht pak amatoreske te kapin ministren e drejtesise me keto gafa , po ca ti besh ?? e paafte dhe pa pervoje

  3. Sa ketij ngele duke ju prish gjella perdite. Sa here dalin skandale guzhinjerit mavi i del gjella e prishur. Nqs per Lulin thuhet qe te genjen dhe per oren , ky genjen dhe te vdekurit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *