• |
ide | kryesore

A do të jetë pjesë e Babastars? Çfarë thotë Fero

Paparazzi, Slider
Fero



Tre ditë më parë, reperi  Fero bëri publik lajmin se do të largohej nga labeli i njohur “On Records”. Reperi bëri me dije se kontrata mes tyre kishte përfunduar dhe ai po largohej me mirëkuptim nga grupi.

Ai shprehej se synonte të vazhdonte si një reper i pavarur, mirëpo burime për “Prive.al” bënë me dije se Fero do të bëhej pjesë e labelit “Babastars”, pasi prej kohësh nuk mund ta fshihte më dëshirën për të qenë pjesë e tyre apo të sillte bashkëpunime me ta.

Menaxheri i “Babastars”, Dekorim Sahiti, u shpreh se për momentin nuk kishte asgjë konkrete, mirëpo tha se të ardhmes nuk i dihet kurrë.”

Pas përhapjes së këtyre lajmeve, Fero ka reaguar në profilin e tij në Instagram, duke sqaruar njëherë e mirë vendimin e tij.

Ai ka publikuar një foto ku tregon se ka hapur kanalin e tij personal në Youtube, duke lënë të kuptohet se do të vazhdojë si një artist i pavarur.

Reperi ka ftuar ndjekësit e tij të bëjnë subscribe, pasi në të ardhmen të gjitha këngët e Feros do të publikohen në këtë kanal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *