• |
ide | kryesore

Aksident në Rrugën e Kombit/ Vonohet Ambulanca, e lënduara 40 minuta nën veturë

Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të “Kryqëzimit të Patokut”.

Nga informacionet paraprake të komunikuara nga Policia, mësohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere, e cila ka qëndruar për rreth 40 minuta poshtë veturës.

Ndërkohë, raportohet për një vonesë të theksuar të mbërritjes së Ambulancës në vendngjarje, që ka transportuar më pas të lënduarit drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *