• |
ide | kryesore

Arrest me burg për burrin që mashtroi me diplomë false për vizën amerikane

Lajme



Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg për Agron Selmanin i cili u arrestua të mërkurën, sapo doli nga Ambasada Amerikane.

Ai u denoncua pasi ishte paraqitur në ambasadë për të dhënë intervistën për të marrë vizën si fitues i lotarisë.

Gjyqtari Sokol Tona vendosi ta lërë në burg Selmanin deri në përfundim të hetimeve.

41-vjeçari akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve shkollore”.

Ishte Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS që zbuloi se mes dokumenteve që kishte dorëzuar për të marrë vizën përmes lotarisë, Selmani kishte edhe një diplomë të shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër.
Diploma rezultoi se ishte false, pasi Selmani nuk kishte qenë asnjëherë në këtë shkollë.
Mësohet se prokuroria i është paraqitur gjykatës me dy kërkesa të ndryshme.

Ditën e premte, 23 gusht në serkretari u dorëzua kërkesa që Selmani të lihej në arrest shtëpie, e ndërsa në seancën e sotme kërkesa ishte për arrest me burg, kërkesë kjo që u pranua më pas nga gjykata.



1 Comment

  1. Hahaaa, po ktu Diplomen fallco e kane ministrat , prokuroret e gjykatesit qe do denojne kte tipin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *