• |
ide | kryesore

Çka ndodhur mes Anxhela Peristerit dhe Erik Lloshit

Paparazzi, Slider



Prej disa ditësh në mediat rozë po përflitet për një sherr të mundshëm mes këngëtares Anxhela Peristeri dhe kolegut të saj, Erik Lloshi.

Shkak për këto zëra janë bërë mungesa e Anxhelës në dasmën e Erikut pak ditë më parë, si dhe mungesa e këtij të fundit në koncertin që Anxhela mbajti vitin e kaluar.

Deri më tani, asnjë prej personazheve nuk e ka komentuar një gjë të tillë, megjithatë një postim i Peristerit së fundmi në Instagram duket se ka sqaruar njëherë e mirë situatën mes dy artistëve.

Anxhela mbrëmjen e djeshme ka postuar këngën më të fundit të prodhuar nga Eriku, një dedikim dashurie për bashkëshorten e tij, Romina Sablic.

“Shumë suksese Erik Lloshi. Dashuria të frymëzoftë për këngë sa më të bukura!”-ka shkruar artistja duke shprehur mbështetjen e saj për kolegun e duke hedhur poshtë zërat se mes tyre ka pasur një sherr a një hatërmbetje.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe bashkëshortja e Erikut, Romina, e cila në gjuhën e emoji-ve i ka shprehur mirënjohjen Anxhelës por postimin dashamirës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *