• |
ide | kryesore

Fifi urim special për Florin në ditën e tij të lindjes

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme, këngëtari dhe kantautori i njohur, Flori Mumajesi, festoi 37-vjetorin e lindjes së tij.

Megjithëse prej kohësh nuk ka qenë aktiv në rrjete sociale, fansat nuk harruan ta uronin në një postim të vjetër në Instagram, duke i shprehur urime të shumta e dashamirësinë e tyre.

Pak më parë, Florin e ka uruar edhe këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.

Ajo ka publikuar në profilin e saj një foto të Florit, në të cilën shkruan:

“Sikur pak njerëz të ishin si ty! Gëzuar ditëlindjen mashkulli im i preferuar.”

Flori ende nuk ka reaguar pas këtij postimi. Kujtojmë se dyshja u përfol disa muaj më parë për një lidhje dhe gjithçka nisi pas një videoje që qarkulloi në rrjet, ku Flori dhe Fifi shfaqeshin si dy të dashuruar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *