• |
ide | kryesore

Fluturimi i prenotuar dhe vizitat mjekësore të fiksuara: Sanchez mbërrin të hënën tek Inter

Sport



Kampionati i Inter fillon vetëm të hënën kundër Lecce, ndërkohë Antonio Conte po pret ende përforcimet e mbi të gjithë Alexis Sanchez. Tratativa është futur në fazën e nxehtë e tani me Manchester United mbetet të diskutohet vetëm ndarja e pagesës së cmendur të kilenit. Marotta në orët e fundit ka patur kontakte të tjera me drejtuesit e Red Devils e ka bërë hapa përpara në negociata.

Akordi mbi formulën e huazimit me të drejtën e blerjes është fiksuar e ndoshta që të hënën El Nino Maravilla mund të zbarkojë në Milano për vizitat mjekësore e firmën. Zikaltrit nuk duan të paguajnë më shumë se 5 milionë euro të rrogës së ish-lojtarit të Udinese e anglezëve i mbetet pjesa prej 7 milionë nga 12 milionët në total të muajve të mbetur të sulmuesit në Old Trafford. Zgjidhja e negociatës pritet pas fundjavës e ka një fluturim të prenotuar Manchester-Milano për Sanchez, ashtu si edhe vizitat mjekësore të bllokuara në Humanitas. Sanchez është më pranë se kurrë me Inter, edhe pse fillimisht nuk mund ta ketë fanellën me numër 7, të zënë tani nga Icardi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *