• |
ide | kryesore

Hilary Duff rikthehet në serialin “Lizzie McGuire” pas 15-vitesh mungesë

Paparazzi, Slider



Me siguri shumica prej jush e mbajnë mend serialin e famshëm për adoleshentë, “Lizzie McGuire”, me aktoren Hilary Duff në rol kryesor.

Ajo luante rolin e një 15-vjeçareje, e cila së bashku me problemet e dilemat e moshës, përballej çdo ditë me jetën e saj.

Lajmi i mirë për fansat e këtij seriali është se ai do të rikthehet sërish, pas 15 vitesh mungesë në ekran.

Këtë herë, Hilary do të luajë rolin e Lizzie-t 30-vjeçare, e cila tashmë është më e sigurt në vetvete.

Ajo do të bëjë punën e ëndrrave, do të ketë një buxhet më të madh dhe do të ketë në krahë të dashurin perfekt, i cili punon në një restorant në Soho.

Megjithatë, ajo ende do të jetë në kërkim të asaj që do të bëjë më pas.

Seriali i ri “Lizzie McGuire” do të transmetohet në “Disney+”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *