• |
ide | kryesore

Inter pret Sanchez, por goditjen e madhe do ta bëjë në mesfushë

Sport



Inter është i përqendruar për të sjellë Alexis Sanchez, por goditjen më të madhe zikaltrit po përgatiten ta bëjnë në mesfushë. Administratori i Deleguar Marotta po mban shumë të lartë vëmendjen në shtëpinë e Lazio, atje ku Milinkoviç-Saviç paraqet goditjen e minutës së fundit. Pikërisht kur dukej se gjithcka në merkaton milaneze vërtitej rreth Sanchez, drejtuesit e klubit janë gati të bëjë befasinë, që kërkon gjithashtu sakrifica.

Inter vazhdon të punojë në rrugën e duhur për të arritur tek gjiganti serb dhe për të siguruar praninë e tij kërkon të përfshijë në operacion Politano, Gagliardini dhe shumë për ti shkuar ndesh kërkesave ekonomike të Lazios. Kjo do të duhet të paraqesë çelësin e çështjes për të thyer qëndrueshmërinë e drejtorit sportiv, Igli Tare, por operacioni ka zhvillim në orët e fundit dhe mund të përfundojë në ditët e fundit të merkatos, ashtu si shpresojnë zikaltrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *