• |
ide | kryesore

Shpërthim i fuqishëm te “Rruga e Burgut”, qytetarët të alarmuar

Lajme, Të fundit



Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak minuta më parë në katin e 13-të një pallati tek Rruga “Jordan Misja” në kryeqytet, që njihet ndryshe edhe si “Rruga e Burgut”.

Nga informacionet paraprake, dyshohet që të ketë shpërthyer një bombul gazi brenda një banese.

Sakaq, banorët janë mbledhur të alarmuar në sheshin para pallatit.

Deri më tani, nuk raportohet për të plagosur, ndërkohë që drejt  vendngjarjes janë nisur forcat e rendit dhe ambulanca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *