• |
ide | kryesore

Meta mesazh të koduar Ramës: Edhe pse deti është zgjuar nervoz sot, shpresojmë të reflektojë dhe qetësohet më vonë

Lajme, Të fundit



Presidenti i vendit, Ilir Meta vijon të publikojë në faqen e tij në rrjetet sociale, foto nga vende të ndryshme të Shqipërisë, ku ai po kalon pushimet.

Mëngjesin e sotëm, kreu i shtetit ka publikuar nja foto nga Gjiri i Lalëzit, ku bashkangjitur në mënyrë indirekte duket se ka dhënë edhe një mesazh për politikën.

Në fakt në postimin e tij Meta i drejtohet “Detit”, por që më shumë duket si një mesazh i koduar për kryeministrin Edi Rama.

“Mirëmëngjes nga Lalëzi! Edhe pse deti është zgjuar nervoz sot, shpresojmë të reflektojë dhe qetësohet më vonë.”-shkruan Meta.

Kujtojmë këtu se kreu i shtetit, Ilir Meta disa herë i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, më fjalë të tilla, si “Edi, reflekto”.



4 Comments

  1. Se ce ka gjetur shtangistin se eshte kthyer komplet ne origjine i ka rene maska fare. Te jene 100 milion £ e konfiskuara ne UK? Te jene gurroret e mbyllura ne malet e Tomorit, Dajtit apo Krujes? Te jete fondacioni Besa? Te jete shkarkimi dhe dergimi ne institucionin e vuajtjes se denimit ne Bushat te Ri? E sa e sa halle qe vetem shpirti ja dine, e ruajte mali i Tomorit, AbazAliu, dervishHatixheja, kisha e Llacit dhe fabrika e riciklimit te plerave Everest.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *