• |
ide | kryesore

“Milan skuadër botërore, Juventus vetëm italiane”: presidenti kuqezi pickon fort

Sport



“Milan është një skuadër botërore sepse ka fituar 7 Champions League, Juventus është një skuadër italiane sepse fiton shumë kampionate. I respektoj se janë treguar të aftë”. Presidenti kuqezi Paolo Scaroni di si të ndezë tifozët e tij e është poiëkrisht ajo që bëri në takimin e zhvilluar “Comunione e Liberazione” në Rimini.

Përtej historisë, numri 1 i rrugës Aldo Rossi ka nënvizuar edhe problemet që ka Milani aktual: “Ti duhet të arrish të shesësh produktet e tua atyre që janë tifozë me Milan në Indonezi, Tailandë, Brazil, por nëse nuk fiton më Champions, pas pak nuk ke më tifozë të interesuar në ato vende. Është e gjitha cështje parash: ‘Përse Milan nuk ecën mirë?’, më pyet dikush. Milan arkëton 200 milionë, Real Madrid 700 milionë, cfarë do të thotë? Që Real Madrid mund të blejë lojtarët më të mirë e ti paguajë më shumë, po e banalizoj”,

Presidenti i Milan ka dashur të saktësojë se krahasimi me Juventus është bërë në këtë këndvështrim, atë të bazave të tifozëve: “Më befason, mua që jam i ri në futboll, fakti që shumë ekspertë nuk dinë cfarë është financial fair play, cfarë do të thotë. Sinteza është që lojtarët mund ti blesh e paguash vetëm nëse ke fitime, e të kesh fitime nuk është e thjeshtë. Kjo është sfida e madhe që kemi përpara”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *