• |
ide | kryesore

Ministrja e Financave pezullon gjobën 104 milionë për ‘Bankers Petroleum’

Lajme, Të fundit



“Bankers Petroleum” nuk do paguajë gjobën e rëndë prej 104 milionë lekësh.

Ky është vendimi më i fundit i ministres Anila Denaj, që e shpëton kompaninë nga gjoba e majme, që do t’i bënte shtetit pas dëmit, që u zbulua gjatë një inspektimi në vitin 2017.

Ministrja e Financave, e ka bërë këtë të ditur përmes një shkrese dërguar Drejtorisë së Doganave, ku thuhet se pagesa për “Bankers” do të pezullohet në një urdhër të dytë.

Shkresa mban datën 17 korrik 2019, dhe mes të tjerash në të thuhet se një nga arsyet e pezullimit është fakti, se po shqyrtohet ende dosja, si edhe ka ende problematika.

Njëherësh ministrja e Financave sheh dhe “kompleksitetin dhe volumin e kësaj çështjeje”, madje përmend dhe situatën e krijuar “në kushtet kur për këtë çështje është investuar Avokatura e Shtetit e dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë”.



5 Comments

  1. Nqs doni te dini si i referohen mediat e huaja bankers mos u cudisni. Gjejini vete. Shprehimisht gangseri bankers. Une keshtu e kam lexuar . Gangster.

  2. Me kete cilesine e fotos e paskeni kenaq. Me mire mos ta kishit nxjerrur fare. Ta kishim lexuar se me ca baze ligjore vendoska pezullime kjo.

  3. Paska marr ryshfet te majm ministrja dhe shefat e saj, a thua se kane gjobit ndonje fukara, dhe po ia heqin gjoben. Biznesit te ndershem i marrin frymen nese nuk paguan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *