• |
ide | kryesore

Ministrja Gjonaj hesht për milionat që shpenzon në hotele, tregon investimet në burgje

Lajme, Të fundit



Një ditë pasi ka bërë xhiron e rrjetit për faturat e kripura për t’u akomoduar në hotele luksi në Evropë, një reagim ka ardhur sot nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se lajmi ishte i gabuar, Gjonaj nuk e ka komentuar drejtpërdrejt faturën e bërë publike në medie. Ajo ka përdorur fjalët e Nelson Mandelës në reagimin e saj, ku ndër të tjera thotë se: “Sa here që kryejmë investime në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, më kujtohet natyrshëm shprehja e Nelson Mandelës, i cili vite më pare do të nxiste reflektimin e gjerë institucional duke i thënë botës: “Nuk mund të themi se e njohim vërtet një komb nëse s’kemi qenë brenda burgjeve të tij. Çdo vend, duhet të gjykohet jo se si i trajton qytetarët e tij në kushte të mira, por ata në kushtet më të vështira!”

Reagimi i plotë i Etilda Gjonajt:

Sa here që kryejmë investime në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, më kujtohet natyrshëm shprehja e Nelson Mandelës, i cili vite më pare do të nxiste reflektimin e gjerë institucional duke i thënë botës: “Nuk mund të themi se e njohim vërtet një komb nëse s’kemi qenë brenda burgjeve të tij. Çdo vend, duhet të gjykohet jo se si i trajton qytetarët e tij në kushte të mira, por ata në kushtet më të vështira!”

Nisur edhe nga kjo, vëmendja jonë ndaj sistemit penitenciar vazhdon të zgjerojë më tej kapacitetet, pasi ndër të tjera për herë të parë po i jepet zgjidhje në mënyrë të posaçme trajtimit të personave me vendim gjykate “mjekim i detyruar”.



3 Comments

    1. eshte per te ardhur keq ,per nivelin e dobet te formimit kuptimit shprehjes dhe veprimit te ullheqesve tan ku tani kan dalur nga kuptimi ,I perfaqsimit dhe pergjegjsis ,ku nuk din ,cfar mendojn flasin as veprojne pergjegjsit as pasojat,le qe nuk pranojne gabimet ,dhe jan nul ,ne gjitha pikpamjet ,por perpiqen qe me fjal te pabazta te dikujt te hiqen sikur,po thon dicka te malle,me shprehjet e mandeles,nje I ish,i burgosur I marr model jo zonja dhe zoterinje ,nese kjo eshte parimi zgjillja vizioni juaj,permirsimi jetes ne burgje,tek vendi ndeshkimit ,duke mos ndalur burimet e krimit qe njerzit I ben viktima krimi per te shkuar padrejtesisht ne burgje,ju jeni te paret qe meritoni ate,sjellja e klases politike politikat ligjet me veprimet zbulojn qellimet ,nertimin e lumturis se nje pakice njerzish drejtues mbi fatkeqsit e gjith popullsis dhe kombit shqiptare ,kjo tregohet qart ne ligjin per pronat ku na u grabiten dhe mashtruan dhe gjitha rreformat e bera ne vend ku perfituesit jan vetem biznesmenet politik,,shteti ka dalur nga kuptimi I pretendimit ne perfaqsim pergjegjsi ullheqe ju nuk jeni klas politike por klas pushtuese te llunshem mafioze kriminel qe nuk meritoni asnje minut te qendroni ne mezin ton ju as femijet tuaj me ate cfar kombit shqiptare I bet ne nje shekull,zoti ju llasht hakun qe meritoni ne dy botet ishalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *