• |
ide | kryesore

Neymar rigjen buzëqeshjen në Paris, por stafi i brazilianit i kërkon Barcelonës të insistojë

Sport



Është kthyer të buzqëeshë, por në Paris preferon gjithnjë të mos qendrojë. Kështu edhe mes humorit të treguar në stërvitjen e fundit të PSG, Neymar vazhdon të punojë për të shkuar tek Barcellona. Edhe pse duhet thënë që skenari nuk është më aq i sigurtë tashmë. Si fillim Psg duhet të paguajë një gjobë 2000 euro për parullat fyese të ekspozuara kundër yllit brazilian në javën e parë të kampionatit nga tifozët.

Kështu vendosi komisioni i disiplinës së Ligës, ndërsa në faqet e l’Equipe sot, flitet se, mes brazilianit e klubit të emirit të Qatar ka patur një takim sqarues. Në ditët e fundit Neymar është stërvitur me grupin, duke reflektuar një atmosferë pozitive, si nuk ndodhte prej disa muajsh. E brenda dhomave të parisienëve, ndryshimi i sjelljes së O’Ney, është interpretuar si rregullim i marrdhënieve.

Por pas kuintave, sipas Le Parisien, klani Neymar e ka vënën nën presion Barcellona që të kthehet në sulm me një ofertë më konkrete, mes shumës së ofruar dhe lojtarëve për këmbim. Psg pretendon gjithnjë 100 milionë e lojtarë të denjë, por për momentin nuk ka marrë oferta interesante.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *