• |
ide | kryesore

Nga Golden Boy, tek Lille, në tre vjet: dështimi i frikshëm i Renato Sanchez

Sport



Tre vjet më parë dukej e ardhmja e futbollit europian. Tani emri i tij përfaqëson gati të shkuarën. E të mendosh që Renato Sanches ka fituar një Europian si protagonist me Portugalinë e që blerja e tij nga Bayern Munchen, për shumën e 40 milionë euro, u duk shembulli i duhur i klubit bavarez për të projektuar të ardhmen. Por mesfushori zhgënjeu në Allianz, duke prodhuar më tepër lajm jashtë, se për atë që bënte në fushë.

E kështu nga Golden Boy, te transferimi tek Lille, hapi ishte vërtetë i shkurtër. Ish-lojtari i ri më i mirë i kontinentit të vjetër ndryshon përsëri fanellë, pas huazimit (zhgënjyes) tek Sëansea e dy sezone në Mynih aspak në lartësinë e duhur. Njoftimin e ka bërë shoqëria franceze në profilin e saj në Tëitter. E sa për cmimin, ai i Renato Sanches është totalisht në pikiatë. Për të vlerë francezët kanë shpenzuar gjysmën e asaj që pagoi Bayern: 22,5 milionë euro.

Divorci ishte i pashmangshëm sidomos pas ardhjes së Kovac. Aq sa në pushim të ndeshjes së fundit të sezonit të kaluar, portugezi rrëfeu tek shokët e skuadrës: “Falë Zotit , 45 minuta të tjera dhe pastaj do të iki përgjithmonë që këtu”. Iu desh të priste edhe tre ndeshje, dy të luajtura e një jo, por në fund… mori atë që donte!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *