• |
ide | kryesore

Nuk ka qenë kurrë tek varri i Rugovës, Albin Kurti rrëfen arsyen

Lajme



Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka vizituar asnjëherë varrin e liderit historik të Kosovës, ish-presidentit të ndjerë përgjatë viteve ‘90-të, Ibrahim Rrugova.

Gjithmonë është diskutuar pse Kurti refuzon ta nderojë te varri i Rugovës, e kreu i VV’së që është edhe kandidat i kësaj partie për Kryeministër ka dhënë shpjegimin e tij.

Nuk kam shkuar të varri për shkak se njerëzit e LDK-së, që më së paku kisha dashtë me ma kërku,   insistonin që unë të shkoj  tek varri i tij. Ai është një gjest simbolik që unë nuk dua të ia jap vlerën artificiale.  Njerëzit e LDK-së e bënin këtë veprim që ma pamundësonin atë vizitë”, ka thënë Kurti në emisionin Konak të Gazetës Infokus.

Ai thotë se për të nuk kanë shumë rëndësi veprimet simbolike, por për të është e rëndësishme që të punohet mirë për vendin.

Unë nuk them kurrë për gjestet e tilla simbolike. Edhe kur të vdes unë një ditë, fare të mos më vijnë tek varri, vec le të punojnë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin, jo tek varri, por tek jeta. Rugova ka qenë insistues për liri e pavarësi. Konsistenca e tij do të mbetet shumë e vlerësuar.”/ Gazeta Express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *