• |
ide | kryesore

Rama vizitë sekrete në Greqi, mediat greke: Hëngri e piu i vetëm në hijen e sheshit

Arkiva



Mediat greke kanë raportuar për një vizitë të fshehtë të kryeministrit Edi Rama në vendin fqinj. Sipas “Trikalavoice”, vizita e Ramës në Greqi është kryer pasditen e së enjtes, kur ka ndaluar në Trikalan dhe ka drekuar në restorantin “Aigli”.

Ky restorant është pjesë e hotelit “Panellinion”, dhe siç raporton media, numri një i ekzekutivit ka drekuar i vetëm, dhe më pas ka konsumuar një kafe në hijen e sheshit. Sipas të njëjtave burime, Rama shoqërohej vetëm nga rojet e tij.

Arsyet e vizitës së kryeministrit nuk janë bërë ende të ditura. Në mbulimin e “Trikalavoice”, theksohet se ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryeministri shqiptar, ka qenë edhe në të kaluarën Trikala, si mik nderi i komunitetit të përhershëm shqiptar që jeton atje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *