• |
ide | kryesore

Shtetbërja me “Mihalët” nëpër këmbë, ku ngjason familja Kusi me “pronarin kriminel” Kokëdhima

Lajme, Të fundit

Dy vëllezërit, Albano dhe Griseldo Kusi, përkatësisht 28 dhe 31 vjeç, të shpallur në kërkim për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çela,  si edhe babai i tyre, Bujar Kusi, i vënë në pranga për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Në vitin 2017, Policia e Tiranës ka referuar ndaj tyre një material në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të bazuar në të dhëna të mjaftueshme për ngritjen e dyshimeve rreth një pasurie të ngritur nga të ardhura të gjeneruara prej veprimtarisë kriminale.

Pas ngjarjes së të enjtes, ku Çelaj u plagos rëndë dhe nuk mundi t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë të nesërmen, vila e Bujar Kusit, mes rrugëve “Muhamet Gjollesha” e “Myslym Shyri”, do të jetë e para në listën e pasurive të familjes që do të verifikohet nga Policia e Prokuroria.

Ngjashëm me rastin e ditëve të fundit, kur u desh qarkullimi i bujshëm i pamjeve filmike ku shfaqej 51-vjeçari Mihal Kokëdhima që dhunonte një familje turistësh spanjollë pas një incidenti në bar-restorantit e tij “Panorma” në Porto-Palermo, për të “zbuluar” se në fakt godina ku kryhej veprimtaria e tij sipërmarrëse nuk ishte e pajisur me leje.

Menjëherë pas ngjarjes, në Policinë e Tiranës është zhvilluar një mbledhje urgjente për të verifikuar dokumentacionin, nga ku ka rezultuar se një punonjës i Bashkisë, ndaj të cilit ka nisur procedim penal, ndonëse kishte konstatuar se Bujar Kusi nuk kishte respektuar lejen e marrë për punimet që do të kryente në vilë, ishte mjaftuar vetëm me një gjobë.

Mësohet se një grup inspektorësh të IKMT-së, kanë shkuar pranë objektit ku ndodhi vrasja për të kryer verifikimet e nevojshme, ndërkohë që pritet që pjesa e ndërtimit e shtuar pa leje, të shembet gjatë ditëve në vazhdim.

Për ironi të fatit, Bujar Kusi pikëtakohet me Mihal Kokëdhimën edhe në akuzat me të cilët i është dashur të përballet me drejtësinë, për të shpëtuar paq. Kusi është proceduar edhe për vjedhje të energjisë elektrike, por gjykata ka vendosur të pushonte këtë çështje në ngarkim të tij, pasi nga këqyrja e kryer nga Policia Gjyqësore, ka rezultuar e provuar se apartamenti i banimit në rrugën “Myslym Shyri” është pronë e Griseldo Kusit, i cili në atë kohë jetonte jashtë vendit dhe aty ndodheshin prindërit.

 

 

 

7 Comments

  1. Une keshtu i rendis keto bukurosha qe gjasme bejne shtet ose vjedhin shtetin.

    A) Mafioz Socialist
    B) Sekseret dhe te afermit
    C) Biznesmenet & Oligarket
    D) Hajdutet Bankar
    E) Hjadutet Me kollare – me shkolle
    F) Hajdute dhe Vrasesit me mborjtje nga shteti dhe pushteti socialist – pa shkolle
    G) Hajdute te zakonshem – Kategoria me vulnerabel dhe e pa mbrojtur qe perfundon ne burg dhe per te plotesuar diten apo detyren.
    Kategoria (F) me mbrojtje nga shteti perfitojne Liri kundrejt parave apo ligjeve te keqija qe jane bere qellimisht per te ulur vitet e abuzuezve deri sa dalin te pafajshem kur do Partia Socialiste.
    Kjo kategori gjithashtu pergatit terrenin e turbullt qe shtypi, njerzit te merren me rrugeceri pa shkolle dhe jo hajdutet me shkolle apo politikane.

    Ne Shqiperi akrepat e ores punojne mbrapsh qellimisht.

  2. Nje shtet i korruptuar koke e kembe , nje shtet mafioz ka pjelle kelyshet e vet ne te gjithe Shqiperine .
    E keqja e te gjithe krimeve qe ndodhin ketu tek ne eshte SHTETI.

  3. Fenomeni kusi mban gjalle fenomenin rilindje dhe anasjelltas. Shejtanokracia e injorances ne delir thene me pak fjale.

  4. Shkon njeriu te punoj e gjeja qe njerzit normal bejne te pyesin nese do kafe,pije freskuese jo plumbin. Bejme edhe shqiponjen ne kudo. Turp me i than vedit shqiptar! Ok pyll pa derra ska por ne ate 5 minutshin tone 70% e shqipove te vrasin.

  5. kokedhimi qe kaur himare ne jug 100 e kusur km nga tirana, lokali pa leje u prish
    kuset bektashinj mallakastre me shtepi 3 kateshe pa leje ne tirane shtepija eshte me kembe
    me sa duket edvini i kristaqit edhe anetes qe eshte katolik nuk ka bythe ti prishe keto shtepite ne tirane se nuk i dihet punes nuk do rrije tere jeten kryeminister edhe ka 2 kalamaj

  6. edhe nje tjeter kokedhimi i denuar per vjedhje te enegjise elektrike edhe ndertim pa leje (ashtu si gjithe rrethinat e tiranes edhe durresit ku kane zbritur 500 mije maloke)
    kuset trafikante droge, me hasmeri droge edhe nen hetim per pare nga droga
    prape lokali i kokedhimit pirg me gure, pallati i kuseve me kembe
    perfundimi po jetove ne tirane edhe je trafikant apo kodosh rilindja e sorrosit jo vetem qe ste prek me dore po mund ti kishte cuar kete kushin baba per kryetar bashkie ne ballsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu