• |
ide | kryesore

Skandali/Sa milionë na kushton shtrati i ngrohtë i Etilda Gjonajt?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Në disa media njëkohësisht është botuar dje një investigim lidhur me paratë që i kushton taksapaguesve dëshira e papërmbajtur për luks e ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj.

Faktoje.al ka arritur të sigurojë faturat e netëve në hotele me pesë yje të ministres së Ramës dhe çmimin e shratit t zonjës Gjonaj. Aty shihen shifra marramendëse nga 700 euro nata. Por nuk mjafton vetëm kaq. Kostot e biletave me të cilat fluturon ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t’i rezervojë online.

Deri më tani, kryesisht mediat opozitare janë mbështetur tek fakti, se këto shifra përbëjnë skandal edhe për një vend të pasur e jo më për Shqipërinë. Jo më larg pak javë më parë, një nga ministrat më të rëndësishëm të Francës, përkrahës i orëve të para të Makronit dhe ish kreu i parlamentit, u detyrua të dorëhiqej se kishte shpenzuar për darka të tepërta paratë e kontribuesve francezë. Por lapsi.al, ka parë edhe një pistë tjetër: mos vallë shifrat e  fjetjeve të znj. Gjonaj, janë të fryra? Mos vallë edhe këtu kemi të bëjmë me një abuzim? Ne i kemi parë një për një faturat e hoteleve të botuara në media dhe i kemi krahasuar ato me çmimet që ofron avjensia më prestigjoze online Booking.com. Me Booking.com ato dhoma kushtojnë shumë më lirë. Madje edhe nëse prenotimi bëhet sot për nesër dhe që gjithnjë ka kosto më të lartë.

Në fatura thuhet se në një prej udhëtimeve të saj të punës në Bruksel, nga data 19 deri në 21 qershor të vitit 2018, Gjonaj ka paguar 1320 euro për dy netë ose 660 euro nata në hotelin e quajtur “The Hotel Brussels”.

Fatura nuk ka shpjegime të detajuara se në çfarë lloji dhome është akomoduar ministrja që e ka bërë këtë rezervim dy-ditor kaq të shtrenjtë por mjaftohet me emrin e ministres si blerësi dhe çmimi total i konsiderueshëm. Rezervimi është bërë nga një kompani shqiptare e quajtuar Albania Experience mbi të cilën pas daljes së këtyre faturave duhet hetuar urgjentisht.

Fatura e Brukselit, udhëtimi 1

Image

Por nga verifikimi që Lapsi. al sot ka bërë në Booking çmimi është vetëm 123 euro nata.Pra sa një e treta e asaj që ka faturuar Albania Experience.

E njëjta histori përsëritet në Bruksel, gjashtë muaj më vonë. Në dhjetor Gjonaj është akomoduar për një natë në një hotel me pesë yje i quajtur “Steigenberger ëiltcher’s” me kosto 543 euro.

Fatura e Brukselit, udhëtimi 2

Image

Por edhe këtu sipas verifikimit të Lapsi.al, dhoma bazike kushton trefish më lirë.

Në datat 4 deri më 6 shkurt të vitit 2019 ministrja ka udhëtuar drejt Londrës ku është akomoduar në një prej hoteleve të shtrenjta të kryeqytetit britanik. Rezervimi për dy netë i ka kushtuar ministres 1291 paundë ose e përkthyer në euro rezulton se ministrja e Drejtësisë ka shpenzuar 706 euro për një natë.

Ministrja ka udhëtuar me tre persona të tjerë të ministrisë teksa vetë është akomoduar në “Corinthia Hotel London” i cili njihet si një prej hoteleve më luksozë me pesë yje në Londër.

Fatura e Londrës

Image

Vetëm në Londër që njohet për qhtrenjtësinë e hoteleve të saj, çmimi pëërputhet pak a shumë me atë që Lapsi.al verifikoi në Bookin. Por rregullsia e diferencave të mëdha rikthehet sërish.  Ky është rasti i Parisit ku ministrja ka qëndruar për tre netë nga data 4-7 maj të këtij viti në hotelin me pesë yje “Majestic Hotel Spa”. I gjithë rezervimi shkon në shumën 2014 euro, ose 670 euro nata. Por në verifikimin tonë çmimi megjithëse i pajustifikueshëm është tejet më i ulët.

 

Image

Një nga qëndrimet e saj më të shtrenjta jashtë shtetit ministrja Gjonaj e ka paguar në Romë. Ajo ka zgjedhur të flërë në Via Veneto, rrugën e njerëzve të shou bizit dhe biznesit. Vetëm një natë për këtë kapriço të denjë për “La Dolce vita”, nga data 21 deri 22 maj të këtij viti në hotelin me pesë yje “Ambasciatori Palace” ka kushtuar plot 706 euro.

Fatura e Romës:

Image

Mirëpo verifikimi ynë tregon krejt të kundërtën: 164 euro nata.

Në një udhëtim pune nga data 3-6 qershor të këtij viti në Berlin të Gjermanisë, ministrja Gjonaj është akomoduar në hotelin Hilton me një kosto totale prej 1900 eurosh. Nisur nga këto të dhëna rezulton se kostoja e një nate ka qenë 630 euro.

Fatura e Berlinit:

Image

Por edhe këtu diferenca është e madhe.Çmimi i dhomës standarte rrezulton në jetë katër fish më pak.

Madje diçka tepër ka dalë edhe në njz hotel më tz njohur për shqiptarët “Sëiss Diamond Hotel Prishtina” të biznesmenit edhe politikanit Behgjet Pacolli. Kostoja për një natë në këtë hotel ka qenë 238 euro, ndërkohë që rrallë ndonjë shqiptar që ka bujtur aty ka paguar këtë shifër.

Fatura e Prishtinës:

Image

Të gjitha këto krahasime- ndonëse çmimet e hoteleve nuk janë fikse por luhaten-, dëshmojnë për një abuzim të madh që në çdo vend normal do rrëzonte jo vetëm ministren por gjithë qeverinë. Diferenca në çmime mund të interpretohet vetëm në dy mënyra. Ose për shtratin e saj të ngrohtë Etilda Gjonaj bën çmenduri duke përzgjedhur dhomat më tz shtrenjta në hotelet super të luksoze ku shkon, ose çka do qe më e turpshme, dikush vjedh me faturat. Por në të dyja rastet skandali është i madh. Jo nga ato që fashiten për tre ditë, sapo znj Gjoni të hedhi përsipër jorganin e radhës.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

 

 



33 Comments

  1. po qe se keto qe shkruhen ketu me lart jane te verteta atehere te mos vonoje me po te jape doreheqje kjo ministre dhe kushdo tjeter qe abuzon keshtu me parate e taksa paguesve

  2. ky eshte carku i rradhes per te levizur qyqaren e rradhes ,se keshtu do ti hapet udha avukatit per tu bere minister i drejtesise . Nqs flasim per shtet , kjo inidivide e rendomte duhej te ishte qerruar nga posti qe me faturen e pare

  3. Mos u shqetesoni. Nuk ndodh asgje. Cmimi i larte i biletave eshte nje shperblim minimal per firmen e hedhur per ekstradimin e Nazer Seitajt ne Itali.Asgje nuk e rrezikon.Kujdeset skenderbeu per te.

  4. Faleminderit lapsi qe na vertetove dyshimin e shprehur mbreme se faturat jane te falsifikuar. Shikojeni pak absurditetin tek fatura e Brukseli, ku firma shqiptare ia ka shitur Ministrise me te njejtin cmim qe e ka blere nga hoteli belg. Po fitimi ku eshte? Keta mashtrojne dhe trashe fare. Mjafton t’i verifikosh librin e deklaruar te blerjeve, ku me siguri jane regjistruar faturat e sakta te hoteleve Europiane per ta mbyllur kete histori. Por kush do e beje? Arta e Ulsiut?

  5. Kjo vjen nga deficenca qe keta njerez kane ne jete, te katapultuar ne pozicione te larta shteterore pa asnje lloj merite pervec vleres qe mund te kete zogu mes shaleve. Gjithashtu hotelin e shtrenjte e kane dhe per karshillik apo per te shitur pordhe. Nqs kane deshire te flejne ne hotele te shtrenjta atehere ta paguaj nga xhepi diferencen, pasi mesa di une ka nje kuote se deri ne sa euro nata lejohet per nje punonjes te administrates perfshire dhe ministrat.

  6. O Neri, pse duhet edhe te paguaje taksa per lekete vjedhura? Ku ke pare se taksohen hajdutet!? Shoqeria qe ka rezervuar vendet ne hotel dhe ka paguar biletat, me siguri ” falet” tek ndonje tjeter, kurse ministren duan ta zevendesojne sepse ndejti nje vit pas Xhafajt

    1. Mesa e di une rregullin, tatimet kerkojne faturen origjinale fizikisht, ku eshte e shume e veshtire te besh falsifikime, prandaj mendoj qe aty e ka deklaruar te sakte. Nuk me fuket se eshte rryshfet i atij niveli qe mund te bleje gjithe shtetin. Duket si pune hajdutesh te vegjel e mbyllur brenda Ministrise se Drejtesise. Gjithsesi, nuk ve doren ne zjarr. Cdo gje mund te ndodhe ne Republiken rilindase. P.sh, mund te mos e bere fare pronotimin dhe ka falsifikuar fatura te vjetra. Ministrja mund te kete ndenjur te tezet dhe xhaxhallaret, ose nuk ka shkuar fare. Eshte gje qe duhet hetuar. Fantazia e ka te pamundur ta kape te gjithe horizontin e perversitetit rilindas ne punet e vjedhjeve.

  7. lapsi e te tjer ju nuk keni llogarit dhe tre hamshoret qe etlida apo pa tlinda ka pas me vehte,pra roshin,frrokun,e ndoken.keta kan ber orgji me etilden siq bejn dhe me ramen.te detyruar jan se i kan ber kryeminister e minstra.kur shet bythen paguan koka,lopet,delet,derrat,gjelat maje plehut,kadrinjet,kazanet e krymbat e qenefit negjmije.

    1. Besoj se ti e di qe me ato emra shkrujn nja 4 persona te ndeyshem. Pastaj malok,gr,beso nuk i kam pa ndonjehere. Flas per i paemer. Sa mire i njihke ti.

  8. Ne nje vend te varfer ku shumica e njerzve kane vetem te hane vetem mbijetojne ky eshte turp i madh. Te dorehiqet menjehere

  9. Ju qe shani kot qeverine e rames, te gjitha keto ndodhin edhe neper filma, cfare keni ju, ai po e ben punen e vet shume mire. Mire apo keq po e ben punen. ???

    1. Po pra po keto ndodhin mgjes drek dark neper filma, eshte mese normale te ndodhin ne shqiperi. Film eshte jeta….hajde socializmi hajde, qirje trush…?‍♂️ rroft leshvropa

  10. O etilda a je per kar sot te hotel plaza, e njejta dhome e njeta ore si gjithmone, pa çe rruan karin per keta.

  11. O njerze kto po ja fusin njeri tjetri se per ne nuk e rruajne fare ne po sja futem rames telenovela do vazhdoje dhe ne do jemi prape ne kanape tu pa serin tjeter hajt shendet kujdes ramen se te tjeret Jan zara

  12. UUU mos e fut kete kurvicken e drejtesise ne rreth dibranesh. Ma se shumti shkon deri ne Puke me Fatmir Xhafajn per dore!!! Mjer ai ke te mbroje me pare, vellaun apo dashnoren!!! Me vjen keq per Chagaj se kjo do gjehe te radges.

  13. Keta se rujn fare per taksapagues, ndaç rri ne shqiperi ndaç ik gjëkundi rrugve te europit është motoja e tyre. Planin B në xhep e kanë, shpërgul shqipëtar e mbush me afrikane e sirianë. A e morët vesh që sapo erdhi frontex këtu po mbushet me xaxa e qyngja, apo dhe kjo rastësi të jetë thua! Duket si teori konspiracioni, por do ia dëgjojm zërin shpejt, ku nga 300 për 1 vit u bën 4700 azilant. Të shohim sa do shtohen gjatë këtij viti 2019, me siguri dhjetëfishi!

  14. cfar koncidence.LLESHI,PRELA,MARKI,GJONAJ,DOSHI,STERKAJ,FRROKI,RROKI,NDREU,PLORENC almiri ,E SHUME E SHUME TE TJER .

  15. Me keto abuzime ajo duhet te jape doreheqjen dhe te hetohet per shperdorim te fondeve publike. Kjo eshte rruga nese duhet te bejme shtet. Qytetaret shqiptar nuk duhet te rrine indiferent pasi i paguajne ato taksa duke beshtyr gjak nga stermundimi dhe jeta e veshtir.

  16. Po ju pyes ju sumqiret e lapsit: sa Molina kushtone per ju shtrati I ngrohte I sb- se dhe djalit te tij te thurni gjera te paqena kunder kundershtareve te tyre politikes

  17. Shume e mire arkitektura e hotelit vetem halet pse nuk i keni printuar qe tablloja te jete me e sakte ku ka dhjere ministrja.

  18. Mos i bini ne qafe kot, kesaj femres se kushedi si e ka hallin!! Po te jesh larg shtepise dhe burrit( ose te dashurit nese nuk eshte e martuar), jane raste qe duhen shfrytezuar te shkretat, dhe ajo ate ka bere si gjithe pendestaret e tjera!!! Si thoni te shkonte neper motele duke pasur parate e budallejve ( me siguri keshtu ne quajne keta ndyresirat e qeverise se doçerve) ne dore ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *