• |
ide | kryesore

Tjetër zjarr masiv, rrezikohen banesat pranë fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë

Lajme, Të fundit



Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në afërsi të fabrikës së çimentos në fshatin Zallë, në Fushë-Krujë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se nga përhapja e flakëve, rrezikohen disa banesa dhe një biznes përreth zonës. Zjarrfikëset kanë zbarkuar në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Shërbimi zjarrëfikës dhe banorët e zonës ndodhen në terren dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar deri shuarjen e vatrave.

Vatra të mëdha zjarri janë përhapur masivisht në territorin e vendit ditët e fundit, në mënyrë të veçantë në qarqet e Gjirokastrës dhe të Lezhës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *