• |
ide | kryesore

Turisti çek aksidentohet në malet e Librazhdit, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Lajme, Të fundit

Një turist çek i cili u aksidentua mbrëmjen e sotme me motoçikletë në zonën malore të Librazhdit, është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit, mësohet se turisti, shtetasi me iniciale R.K., 53 vjeç, teksa po drejtonte motoçikletën, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka përfunduar në përroin e Cirovës, zonë malore pranë fshatit Rinas. I lënduari ka pësuar disa fraktura në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.

R.K. gjendej në fshatin Rinas së bashku me një grup turistësh çekë, për të përshkuar me motorr rrugën malore që lidhet me Shëngjergjin.

Si pasojë e terrenit të vështirë, transportimi me autoambulancë ishte i pamundur dhe në këto kushte, ka qenë e nevojshme dërgimi i një helikopteri.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu