• |
ide | kryesore

Vapa ikën me gushtin? Jo, temperaturat përvëluese do të vazhdojnë edhe në shtator

Lajme, Të fundit



Harrojeni shprehjen e kahershme të të parëve “Vapa ikën me gushtin” sepse temperaturat e larta do të të vijojnë edhe përgjatë 10 ditëve të para të muajit shtator.

Sipas parashikimit të sinoptikanëve, deri në mbyllje të kësaj fundjave, përreth gjithë territorit të vendit do të shënohen temperatura që arrijnë si vlerë maksimale ratën 37 gradë Celsius. “Pas kësaj date, temperaturat zbresin në vlera tipike të muajit Gusht, 34 apo 35 gradë Celsius. Parashikohet që edhe 10-ditëshi i parë i muajit Shtator të jetë me temperatura të larta dhe i nxehtë”, është shprehur meteorologia Adiola Bani në një intervistë të dhënë për “Tv Klan”.

Ndërsa, pjesa e dytë e shtatorit pritet të sjellë rrebeshe shiu, që do të intensifikohen në vijim të vjeshtës.

Vera e këtij viti është cilësuar si ndër më të nxehtat në Europë, kryesisht për pjesën qendrore të saj, që është përballuar me temperatura ekstreme dhe jotipike. Por, i njëjti konstatim nuk vlen edhe për Shqipërinë, pasi siç kanë vërejtur meteorologët, ka patur vera akoma më të nxehta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *