• |
ide | kryesore

Video / Liverpool-Arsenal 3-1, Klopp komandon i vetëm Premier League

Sport



Nuk ka histori në Anfield. Liverpool fundos Arsenal 3-1 falë golave të Matip dhe dygolëshit të shënuar nga Salah. Kjo ishte fitorja e tretë në tri javët e para të Premier League për skuadrën Jurgen Klopp që udhëheq e vetme me pikë të plota 9.

Rasti i parë për Liverpool ka ardhur pas vetëm dy minutash lojë me Firmino që nuk ka mundur të finalizojë në portën bosh krosin e Robertson. Në minutën e 11′-të Aubameyang humb një mundësi shumë të mirë. Sërish Arsenal i rrezikshëm në të majtë me lojtarin më të i ri, Nicolas Pepe u gjend përballë me portierin Adrian në minutën e 30′-të, por pa sukses. Këtu ka përfunduar “historia” e Topçinjve në këtë takim që më pas ka folur vetëm për Liverpool. Në minutën e 41′-të Joel Matip ka zhbllokuar rezultatin dhe ka shënuar golin e avantazhit për Të Kuqtë që hyjnë në dhomat e zhveshjes me fitore. Në pjesën e dytë Liverpool e vijoi me ritmin e fitores, me Salah që shënon dy gola në 10 minuta, një me 11m, ndërsa i treti nxorri “jashtë loje” mbrojtjen e Arsenal. Torreira ka shënuar golin e nderit për Topçinjtë në minutën e 85′-të.

Pas dy fitoreve Arsenal regjistron humbjen e parë në kampionat ndërsa Liverpool rrëmbeu fitoren e tretë në po aq ndeshje Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *