• |
ide | kryesore

Video/ Zjarr pranë një pike karburanti në Lezhë, 3 të plagosur

Lajme, Të fundit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë një pike karburanti në Lezhë, pranë kryqezimit të Shënkollit.

Zjarri ka përfshirë një hapësirë të konsiderueshme dhe përhapja e flakëve favorizohet nga era, duke rrezikuar zonën përreth.

Sipas të dhënave paraprake, forca të shumta policie dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje për të shmangur pasoja fatale.

Deri tani, raportohet për 3 të lënduar dhe dëme të shumta materiale.

 

 

1 Comment

  1. Si askund tjeter turistet e huaj nuk mund te gjejn adrenaline te tille se sa ne shqiperi. Cdo 30 min ndodh nje vrasje, aksident rrugor, shperthime, zjarre aoo kataklizma natyrore. Ne qe po jetojm perdite ketu spo na ben me pershtypje, por se sa do durojm zoti e di se ketu nuk ka as inspektoriate, as polici e shtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu