• |
ide | kryesore

Vidhnin banesa në Itali, kapen dy “skifterët” me nam të Milanos

Lajme, Të fundit



Dy shtetas shqiptarë të moshës 27 dhe 29 vjeçare,  janë vënë në pranga nga Policia e Milanos, nën akuzën e vjedhjes me dhunë të disa apartamenteve.

Ndalimi i shqiptarëve është kryer dy ditë më parë, pas finalizimit të një hetimi që zbuloi se të rinjtë vidhnin shtëpitë në rajonet e Lombardisë, në Veneto dhe Emilia Romagna.

Si shtysë për nisjen e hetimeve shërbeu dyshimi i një oficeri policie, pasi pas dy shqiptarët në bordin e një makine të tipit “BMW”, e cila më pas rezultoi e vjedhur. Të dy shqiptarët mbanin kapele dhe kishin një qëndrim të kujdesshëm duke mbajtur doreza, në mënyrë që të mos linin gjurmë brenda makinës.

Nga kontrollet brenda makinës u gjetën mjetet që u vinin në ndihmë grabitësve për të hapur portat a dritaret e shtëpive që piketonin për të vjedhur. Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan edhe sendet e vjedhura: orë , unaza dhe varëse.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *