• |
ide | kryesore

Befasia/ Mihajlovic më i fortë se leucemia: tekniku do të ulet në pankinë në Verona

Sport



Pasioni për futbollin bën mrekulli dhe ndoshta ky është një nga rastet që e dëshmon. E jashtëzakonshme në Bologna: pas 40 ditësh në spital për tiu nënshtruar kurave të para kundër leucemisë, Sinisa Mihajlovic ka lënë në mnyrë të beftë repartin onkologjik të spitalit Sant’Orsola në Bologna e ka mbërritur në Verona, ku do të drejtojë ndeshjen, ashtu si i kishte premtuar lojtarëve të tij. Mihajlovic do të jetë në pankinë për të udhëhequr skuadrën e tij në debutimin sezonal. Një provë e pabvesueshme force, që edhe njëherë dëshmon kurajon e grintën e teknikut serb.

Pas ciklit të parë të kurave, përpara se të zbresë në fushë bashkë me skuadrën, Sinisa duhet të përballojë të gjithë masat mbrojtëse të rastit, në një moment kaq delikat të rrugëtimit të tij drejt shërimit. Por ka dashur me cdo kusht të jetë. Një sinjal i fortë e i qartë mbi vullnetin e tij për të luftuar e për të mundur sëmundjen e për tu kthyer në krye të Bologna.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *