• |
ide | kryesore

“Burri im shkon me një prostitutë, që e mban të droguar!”: gruaja e Caniggia tregon çdo gjë live

Sport



Mariana e Claudio Caniggia, mund të kenë një farë moshe, por vazhdojnë të jenë ‘muy mediaticos’, gjithnjë në qendër të gossip mes daljeve në tv, dashnoreve, jetës së shpenguar e akuzave të ndërsjella. Ajo që ka sjellë ciftin argjentinas në vëmendje, mesa duket është fakti që Caniggia ka një shoqe të re, Sofia Bonelli.

Gjëja natyrisht nuk është e re për Mariana Nannis, nënë e dy fëmijëve, të rritur tashmë, me ish sulmuesin e kombëtares argjentinase e mik i ngushtë i Maradonës. Vetëm se këtë herë, Mariana është kthyer në Argjentinë (cifti jeton zakonisht në Spanjë) dhe e ka bërë për të marrë pjesë në programin ‘Confrontados’, emër që tregon qartë situatën sepse do të thotë ‘Në konflikt’. Bashkëshortja e Caniggia nuk ka hezituar aty të flasë për Bonellin dhe të shoqin: “Unë nuk jam e ndarë nga burri im, nuk jam aspak e ndarë. Im shoq shkon me një prostitutë, një e toksikuar që e mban të droguar gjithë ditën. Do të përfundojnë në burg”.

Me sa duket Caniggia është përpjekur të ndalojë situatën e rrezikshme që mund të provokonte e shoqja, por Mariana ka ide tjetër: “Kam një takim me avokatët e mi. Ka 33 vjet që jam me burrin tim, e nuk mund të më mbyllin gojën me lojëra ligjore, sidomos kur mendoj ato që di për tim shoq!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *