• |
ide | kryesore

FOTO/ Edhe Veliaj kapet mat në aeroportin e Romës me çantën 870 $

Lajme, Të fundit



Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës, çdo ditë shfaqet në media duke inauguruar një punë për të treguar se ai nuk bën kurrë pushime. Por në rrjetet sociale qarkullojnë foto të tij duke pritur radhën në aeroportin e Romës. Me një çantë në shpinë, me kapele dhe kokë ulur Veliaj shihet teksa vulos pasaportën e tij.

Fotot janë publikuar nga faqja satirike “Brryli Brodway”, por nuk jepet data që Veliaj ka qenë në udhëtim në Romë. Sa mund të dallohet në imazhet e publikuara duhet të jetë verë sepse të gjithë janë me mëngë të shkurtra. Ishin të shumtë ata që pyesnin se kur është larguar Veliaj drejt Romës pasi në edicionet e lajmeve në të gjithë televizionet ai është shfaqur teksa inauguron punë të bashkisë.

Por në një tjetër postim faqja satirike thotë se çanta që mban Veliaj është mjaft e kushtueshme. Ajo është e markës “Johji Yamamoto” dhe në internet kushton rreth 870 dollarë. Pak ditë më parë u publikua një skandal me faturat e udhëtimeve të Etilda Gjonajt, e cila për një natë në hotel shpenzonte 700 euro. ©LAPSI.al

Image may contain: 1 person, standing Image may contain: 2 people, people standing Image may contain: one or more people and people standing

Image may contain: one or more people, people standing and text



10 Comments

  1. Ai ka bere duke vjedhur me miliona dollare ju merreni me nje cante 700 dollareshe. Pyetja eshte se kur arrin te bleje nje cante udhetimi per 700 dollare, sa pasuri duhet te kete?

  2. Po pse ju keni besuar ndonjehere ne dershmerine e ketij ?
    Keni dyshyar ndonjehere qe ky lejfen nuk eshte hajdut me çizme ?
    Keni besuar ndonjehere se babezia e ketij ka fund?
    Keni besuar ndonjehere se ky nuk eshte servil me me te fortin dhe herkul me fukarane?
    Ju qofshit .
    Ky eshte simbol i çdo te keqije , eshte simbol i ligesise .
    Ky lejfen eshte edhe shume me i keq se palloshi i anetes .

  3. Cuditerisht be faqe zyrtare eshte vetem 300 usd modeli i cantes… Referencen me ebay heres tjeter beheni me te sakte sepse pastaj kur ju etiketoj e si kasan ju ngel jatri

  4. Eshte person qe ta shpif!
    Vetem ne Shqiperi mund te bejne gjera te paskrupullta politikanet .
    Eshte nje vemje ???

  5. I ka blere me paret e droges, socialistet nuk dijne te bejne pune te ndershme. Cdo pune e kryer i ka parate te pista droge, monopol, oligarki ose kushedi c’kane shitur nga ndonje cope te Shqiperise.

    Toka jone eshte deshmitare e maskaralleqeve socialiste. Po rregullojne po si. Po me para droge, vjedhje bankash, oligarki, biznese te pa ndershme, te fortesh ordiner e pa shkolle, dhe qe uroj t’ju shkaterrohen nga ndonje uragan natyror e mos ti gezoje askush investimet e parave te pista.

    Fc*k the dirty money!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *