• |
ide | kryesore

FOTO/ Nuk ishte faull për arbitrin, por Pjanic e poston foton në Instagram, me dedikimin ironik

Sport



Juventus bëri debutimin një ditë më parë në Serie A 2019/2020, duke mundur Parma për 1-0 me golin e Giorgio Chiellini në minutën e 21, por polemikat kanë qenë këtë herë në kampin e kundërt nga e zakonshmja. Bardhezinjtë janë ankuar fort për golin e anulluar me VAR ndaj Cristiano Ronaldo, por duket se kanë rezerva edhe mbi luftën e ashpër që u zhvillua në Tardini, sic e demonstron edhe foto e këmbës së postuar nga Miralem Pjanic, në faqen e tij në Instagram.

Foto tregon një carje të dukshme në këmbë, me një dedikim ironik: “Nuk ishte faull”. Boshnjaku në fakt nuk ka qenë i kënaqur me disa vendime të marra nga arbitri i ndeshjes, sidomos kundër tij e në rastin e kësaj ndërhyrje që i ka provokuar plagën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *